Reforma, 70 punëtorë të Uzinës së Armëve në protestë

redaktor

Rreth 70 punonjës të Kombinatit Mekanik në Poliçan protestuan dje kundër pushimit të tyre nga puna në mënyrë të befasishme. Sipas deklaratës së grupit të ish-punonjësve, ata janë shkarkuar me motivacionin se u mbyllën vendet e punës. Protestuesit u tubuan para ambienteve të kombinatit, ndërsa tashmë kërkojnë të trajtim të veçantë me pension të parakohshëm, siç parashikon edhe ligji. Ish-punonjësit thanë se do t’i përshkallëzojnë protestat më tej, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh nga drejtuesit e Kombinatit Mekanik të Poliçanit dhe më tej dikasteri përkatës. Edhe më parë, për shkak të reformave, në këtë uzinë ka pasur lëvizje të punonjësve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *