Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Bashkimi Europian ka reaguar duke kritikuar lidershipin e PD-së për refuzimin e propozimit për kompromis për reformën në drejtësi.
Përmes një deklarate për mediat, BE shpreh keqardhjen që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.
“Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.
Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.
Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër”, përfundon deklarata e prezencës së BE-së në vendin tonë.

lulushes po ja falet
rrugen durres-kukes
shitjen e detit
gerdecin
21 janarin
ai e voton qe neser reformen ky eshte thelbi i kastavecit te shqupit
Monitorimi nga nderkombetaret i VETINGUT eshte vdekja e Saliut dhe bandes se tij sepse ky monitorim
do te tregoje se cfare kasaphane ka bere Berisha
ndaj popullit shqiptar me urdher te Milloshevicit per
destabilizimin e Shqiperise .!!! Ne kete kompllot te madh
antishqiptar ben pjese Elez Biberaj dhe disa diplomate
te huaj,por sidomos diplomatet ruse e serbe ne unison
me Berishen e Co. per shkaterrimin e destabilizimin e
Shqiperise.
Bashke me anijen e Saliut po fundoset nje pjese e mire
e pedeisteve .
Reforma eshte gracka qe e ze brenda Saliun si laraska !!
Nuk thote kot populli :Fshati digjet e kurva krihet .Me bene cudi fakti qe si SH.B.A dhe BE lodhen kaq shume me keto figura te diskredituara te politikes shqiptare. Kjo nuk lidhet fare me konceptin demokratik te nje shteti.Konsensusi ka efekte kur palet kane nje qendrim por ndryshojne ne interpretim.Nese interpretimet nuk jane te llogjikshme ose nuk kane baze ligjore(jo me ato cka vendos Saliu ) rrezohen automatikishte pa u zgjatur kaq shume sa qe po i bie dhe vlera Refornes .
Se fundmi PD ka gjetur ilacin te shpetoje nga vdekja. Kerkon perjashtimin e nderkombetarve nga kjo Reforme.Ata ,shprehet Luli, nuk duhet te vendosin.Eshte sovrani ai qe vendos .Kjo ne parim ka llogjike te pranohet.Por nuk shkon me parimet e tjera.Kjo parti erdhi ne pushtet pikerishte me mbeshtetjen e Aleatve.Le ta marim te qene propozimin e PD qe te vendos me revolucjon populli sic thote Saliu. Kjo ka brenda skenar te dhunshem si ai i 97,23 shkurtit,21 janarit qe Pd ndez zjarrin per tu konfrontuar populli me vehten e tij.Saliu dhe banda e tij llogarite i bejne gabim .Mendojne ta ndezin dhe te marrin arratine si Zogu .Nuk di qe ne kete situate te fitojne .Vetem ne se jane lidhur me Drejtues shtetesh qe i marin ne mbrojtje mund ti shpetojne ndeshkimit .
Le te shohim si i kane bere llogarite .Kazani ska me uje qe te avulloje .Zhgenjimi ka marre permasa qe nuk do te ndalet per te perfunduar ate qe duan shqiptaret.