Reforma e ujit, Rama bën thirrjen e fundit: Nga 1 shkurti nisin ndëshkimet

Dita

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe një herë qytetarët shqiptarë se nga 1 shkurti në kuadër të reformës së ujit, çdo lidhje e paligjshme e ujit të pijshëm do të ndëshkohet sipas ligjit.

“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese.

Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon”, shkruan Rama në FB.

Share This Article
2 Comments
  • Bjeru koken shtypua se vete te votuan. Leri pa uje, jepu dhe uje te papijshem, merri parate e sahateve te rinj, rritu cmimin e ujit dhe te dritave, rritu taksat, zvogeloju ose hiqu fare pensionet, futi ne burg per faturat e papaguara e perseri keta do te te votojne se jane te paafte te kene gjykim kritik dhe sepse ia ka formatuar aq keq partia trurin sa nuk ka gjasa ta marrin veten deri ne vdekje.

  • O info analitike desha me te pyet si ja Ben mor burr a grua a cfar dreqin je ti qe je edhe qyqar nga mend e kokes efhe krenar qe je keshtu lloj.mostre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *