Procesi ndaj ish-prokurorit Petrit Vukaj, nën akuzë për korrupsion ishte një ndër seancat e shumta të shtyra gjatë ditës. Mes përplasjeve të ethshme të politikës për votimin e reformës në drejtësi, në gjyqësor fryma ndihet pezull.
Megjithëse qytetarë që janë palë në procese kanë vijuar rutinën duke pritur në stola, gjyqtarët e prokurorët jo pak herë kanë braktisur zyrat për të mësuar nëpër lokale se çfarë ndodhte ndërkohë në Parlament.
“Ne punojmë dhe presim ndonjë lajm”, tha gjyqtari Kreshnik Omari për mikrofonin e Top Channel.
“Sytë i kemi nga Parlamenti, por kemi vijuar normalisht. Ka patur seanca. Një proces u shty se avokati ishte me leje, por besoj se njerëzit në përgjithësi do të jenë të qetë pasi do ta kuptojnë se ky nuk është faji i drejtësisë por i politikës”, tha gjyqtari tjetër Gert Hoxha.
Madje, ka nga ata gjyqtarë që shfrytëzojnë kohën për të paguar faturën e dritave dhe të ujit. E ndërsa në të gjitha institucionet e drejtësisë pritja është e lexueshme, edhe gazetarët e drejtësisë në një ditë të tillë duket se kanë mbetur pa punë.

UUUUUAAAAAAAAAA,paska gjyqtare qe shfrytrezuan kohen per te paguar faturat e dritave e te ujit!!!!!!!!!!
Me gjithe ato llogari bankare,qe kane, mbeten gjyqtaret te shkojne neper sportele per te paguar faturat!!!!
Bravo gazetari kooperativist qe nuk ua ka haberin halleve te verteta te gjyqtareve e prokuroreve sot!
Petrit Vukaj ka bere te firmosin te vdekurit. Qelbet bota po te hapen dosjet e Petrit Vukajt. Kerkoni dhe do shikoni gjera te paimagjinueshme.