Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Mali përsëri do pjellë mi! Tek reforma në drejtësi, shqiptarët besojnë se ata që i kanë rrjepur deri në kockë, gjykatës e politikanë, më në fund do t’i vjellin. Por, me sa duken bathët, do të kemi vetëm lëvizje b….. nga kolltukët, të ngrihen b….. “rozë” dhe të ulen ato “blu”, njëkohësisht dhe me shpurat e tyre gjyqësore. Kjo duket ashiqare kur po luftohet të bëhen”nul” drafte që prekin të shkuarën e tyre, pra një “qethje” e neneve “me zarar” për të dyja palët, apo ndryshe, reforma u nis “për xhamadan” dhe të dalë “qese për duhan”, pra mali i mbarsur dhe këtë radhë duket se do të pjellë një mi. Populli përsëri do të ulet “tek gishti i mesit”. E thashë, shpëtova shpirtin. Respekte Dita! Ymka, Pogradec.
