Reforma/ Manjani: Drejtësia nuk blihet me para, reformim nga rrënjët

Herion Mesi

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në takimin për ndihmën juridike me gjyqtarët, e cilësoi Reformën në Drejtësi si çështje për qytetarët dhe shtoi se ajo nuk bëhet me para, por të garantohet një trajtim i barabartë i qytetarëve para ligjit.

“Njerëzit presin një reformë që të ofrojë cilësi e shpejtësi në sistemin e drejtësisë në vend. Mendoj që drejtësia nuk duhet të blihet me para. Skema për ndihmën ligjore falas ndodhet në kolaps. Në këtë histori nuk mund të fshihemi më. Shteti i ka borxh qytetarëve aksesin në drejtësi”, tha Manjani.

Problematika që ngriti Manjani ishte ajo e skemës ligjore e cila ndodhet në kolaps total dhe ka nevojë reformimi nga rrënjët.

Ndërkohë që lajmi i mirë që dha ministri ishte ngritja së shpejti e një zyrë të informacioni ligjor në Ministrisë. “Në Ministrinë e Drejtësisë shumë shpejt do krijohet një zyre informacioni ligjor për qytetarët. Nuk është hera e parë që në Shqipëri fillohen projekte të tilla, por duam ta bëjmë këtë në mënyrë të plotë. Skema e re do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha ministri Manjani. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *