Ministria e Arsimit nis reformën më të thellë në radhët e arsimtarëve. 39 mijë mësues të arsimit parauniversitar do të testohen për kualifikimin e tyre.
Një grup pune i ngritur nga Ministria ka dalë në terren për të verifikuar situatën në çdo shkollë të vendit. Në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, në qytet apo zonat më të thella, nuk do të punojnë më mësues pa arsim të lartë. Ata që nuk kanë kryer provimin e shtetit apo japin mësim jashtë profilit do të humbin vendin e punës.
3900 mendohet të jetë numri i arsimtarëve që japin mësim jashtë profilit.
Megjithatë shifrat e sakta dhe situata reale pritet të dalin pas 15 tetorit kur të përfundojë kontrolli në çdo shkollë.
Paralel me këtë proces do të kryhet dhe testimi i gjithë mësuesve dhe drejtuesve të shkollave. Provimi i tyre do të bëhet me dosje. Të pakualifikuarit që deri tani e kanë siguruar vendin e punës nga bindjet politike do të kenë lëvizje. Reforma në radhët e mësuesve nis disa javë pas kritikave të ndërkombëtarëve dhe Bankës Botërore.
Sipas një raporti të kësaj të fundit, nxënësit shqiptar janë dy vite mbrapa krahasuar me moshatarët e tyre në Europë.
Shkak i kësaj prapambetje sipas Bankës Botërore është niveli i dobët i mësuesve, cilësia e teksteve, e mësimi me turne./V+

Behet fjale,per te larguar ata me Arsim dhe Master,me u leshuar vendin te pa shkolluarit,te pa diturit, por jan te aferte apo pjestare te familjarve qe e quajme veten*Rilindesa*.Large qofte kjo Rilndje nga keta dallaveregji.
I cmenden mesuesit. Lloj lloj shpikje per te liruar ca vende pune per lsi-stet.
Dhe per gjithe ata jashte arsimit,duhet ta dine qe mesuesi ka nje stres dhe lodhje te jashtezakonshme. Natyrisht flas per te ndergjegjshmit sic jane shumica e tyre. Pooor … ka dhe nga ata qe edhe emrin e e shkr me gabime ortografike!
Sa per ato dokrrat qe do viheshin drejtoret vetem po te fitonin testimin jane mashtrime! Kane futur ke u ka dashur qejfi. Njoh raste konkrete per kete.
Ne testim nga kush? Nga kryetarja e minibashkise,apo nga dikush qe ka gjithe jeten ne arsim? Eshte njesoj sikur bojaxhiu te marre ne testim kepucarin!