Reforma në Drejtësi, BE rrit fondet për të financuar SPAK dhe BKH

J L

Brukseli ka vendosur të përshpejtojë Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Një ndër kushtet bazë për integrimin në BE është ngritja e SPAK dhe BKH, si edhe lufta ndaj korrupsionit. Më 18 tetor do të merret vendimi nëse do të hapen negociatat apo jo, por sido që të jetë kjo nuk do e ndalë BE të mbështesë Shqipërinë për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Në raportin dërguar Parlamentit Europian, theksohet se Komiteti për Buxhetin beson se një rritje e mëtejshme e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor është i nevojshëm.

“PE beson se një rritje e mëtejshme e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor nën Instrumentin e Ndihmës Para-Anëtarësimit, veçanërisht në fushat e funksionimit të institucioneve demokratike, zbatimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe administrata publike; Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është e rëndësishme të mbahet ai premtim dhe të fillojnë negociatat e pranimit tashmë në vitin 2019. Në këtë drejtim, nuk pranohet ulja e propozuar e fondeve, për të mbështetur reformat politike dhe përafrimit me legjislacionin në Ballkanin Perëndimor, por kërkohet një rritje e konsiderueshme në vend të kësaj”, thuhet në raportin dërguar Parlamentit Europian.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian më 28 qershor pritej që të vendoste për hapje negociatash, ndërkohë që data u shty për në 18 tetor. Ndërkohë BE publikoi një raport me 35 pika, ku theksi vendoset që të ngrihet me urgjencë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK, me qëllim që të luftohet korrupsioni.

“Mirëpresim ndryshimet e kohëve të fundit në legjislacionin anti-korrupsion. Theksojmë nevojën për ngritjen sa më të shpejtë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mirëpresim rivlerësimin e personelit të policisë sipas ligjit të vettingut”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër BE ka deklaruar qartë se lufta ndaj korrupsionit duhet të arrijë në politikë. Brukseli pret goditje në të gjitha nivelet.

“Bëjmë thirrje për rritje të vëmendjes ndaj korrupsionit politik dhe publik-privat dhe theksojmë se të dhëna bindëse arrihen vetëm me anë të hetimeve pro-aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet, duke përfshirë dhe çështjet e nivelit të lartë”, thuhet në raport.

Po ashtu, një vëmendje të veçantë në raport i jepet edhe ngritjes së institucioneve të drejtësisë, të cilët u përmendën më sipër.

“Theksojmë faktin se Reforma në Drejtësi është një kërkesë madhore e qytetarëve shqiptarë dhe parakusht i rivendosjes së besimit në rendin ligjor, në institucionet publike dhe te përfaqësuesit politikë. Përsërisim se besueshmëria dhe efektiviteti i reformës, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, varen nga suksesi i procesit të vettingut dhe zbatimi i vazhduar i Reformës në Drejtësi.

Mirëpresim progresin e bërë në Reformën në Drejtësi për rritjen e pavarësisë, dhënies së llogarisë dhe profesionalizimit të institucioneve gjyqësore. Për të ardhur keq që ritmet e krijimit tëadministratës së drejtësisë janë të ngadalta dhe të paefektshme; i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të përshpejtojnë procesin e vetingut, por pa dëmtuar cilësinë apo pastërtinë e tij; Mbani shënim shkarkimet apo dorëheqjet vullnetare të kandidatëve para dëgjesave të tyre”, thuhet në dokument.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • “Mirepresim progresin e bere ne Reformen ne Drejtesi…” pastaj me tej “Per te ardhur keq qe ritmet e krijimit te administrates ne drejtesi jane te ngadalta dhe te paefektshme…” Eshte gjuha e Brukselit, e denje per gjuhen e Ezopit. As mish, as peshk. Si gjithmone politika e tyre me deklarime ku gjysmat e tyre ngazellejne opoziten, gjysma tjeter frymezojne qeverine.
    Sa per ato fondet, as mos i permendni fare. Ato BE me nje dore i jep, me tjetren i merr per honoraret e mendimtareve te saj qe verdallisen neper Ballkan duke nxitur dhe mbeshtetur (patjeter), Reforma qe nuk mbarojne kurre.

  • Qofsha i gabuar,por reforma ne drejtesi e strukturuar me material ´´juriste´´ shqiptare,qe vazhdojne sic po del dhe nga informacionet e shumta,te jene ne rolin e te korruptuarit dhe kriminelit,pa ja bere dhe tani syrri terr as nga ´´reforma´´.
    Dikush mund te thote:
    E po si gjithmone,sipas kokes dhe festen,kesaj turme lish-mash,qe duhet te quhesh popull.

  • Nuk ka reforme me shqiptare.
    Edhe keto ndihmat do shkojne bashke me ndihmat 30 vjecare te prokuroreve te plepave te saliut.
    Po nuk u zhduk berishizmi qe eshte me i rrezikshem se enverizmi,ky vend nuk do shikoj progres dhe drejtesi.

  • gjithcka tjeter ,
    eshte thjeshte nji mashtrim qe i bejhet shqiptarreve ,
    duke i pompuar me Valium fjalesh e premtimesh
    qe sdo mbahen kurre ,
    duke i fryre veshit ato fjal ,qe shqiptaret duan te degjojne .
    Politike Mashtrimi deri sa shqiperia te shkoj ne fund te llumit ,qe vet kta Nderkombetare prodhuan ne Shqiperi per 30-vjet

  • – aSPAK B(urgosje) K(rimieleve) te H(anit) – Shqiperi

    Me gjithe mend besoni ju ,
    se pikerishte “Ata” qe i prune e krye te Politikes Shqiptare
    maskaranjte injorante e kriminele si sali berisha meta e basha ,
    qe i hodhen e perdrodhen si deshen vet ,
    e i ricikliuan ne Pushtet
    ne Hanin Demokratike qe krijuan /experimetuan vet ,

    sot na qekan ber pishman se degraduan ne qelize Shqiperine ,
    dhe duan te Reflektojne ???

    Prisni ,prisni se do degjoni perseri shprehjen

    ” Kjo ishte Lojaaaa ”

    mbasi gjithcka te ket marre fund e ate vend ,maskarenjsh antishqiptare

  • Propagande e paster e qeveritareve e politikaneve shiptare, te krimbur nga pislleku i korrupsionit.
    Nuk do te kete kurre ne drejtesi ne shqiperi nese SPAK she BIH nuk fillon me ata qe jane pushtet dhe vazhdojne abuzojne me ligjin dita dites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *