Reforma në drejtësi, Calavera: Krijimi i trupave të gjyqësorit është kyç

Gazeta Dita

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera deklaron se krijimi i trupave të gjyqësorit është kyç për zbatimin e Reformës në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.

Përmes një statusi në Twitter, spanjollja Genovefa Ruiz Calavera shprehet se ka dorëzuar në Kuvend rekomandimet për kandidatët e avokatisë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

E ndërsa pak ditë më parë u zgjodh në krye të Komisionit të Kualifikimit të Vettingut, Genta Bungo dhe Natasha Mulaj në krye të Kolegjit të Apelimit, deri në muajin tetor pritet që të ngrihen plotësisht organet e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri me mbikëqyrjen e ONM, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *