Reforma në drejtësi, Delegacioni i Venecias në Tiranë më 21 dhe 22 janar

Dita

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të jetë në  Tiranë në datat 21 dhe 22 janar për të diskutuar mbi draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese.

Mësohet se më 22 janar delegacioni do të mbajë një konferencë për shtyp për t’u larguar më pas për të përgatitur dhe opinionin përfundimtar. Ky i fundit pritet të dorëzohet në muajin mars.

Ndërkohë Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ende nuk i është drejtuar Komisonit të Venecias me dokumentin e plotë për reformën në drejtësi, që do të përbajë opinionet e ekspertëve, vërejtjet e PD dhe LSI, raporton Ora News.
Mësohet se dokumenti ndodhet në duart e përkthyesve, të cilët vetëm  dy ditë më parë morën në dorëzim vërejtjet e PD.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *