Hajdari akuza Llallës: Transferimi në Shkodër, hakmarrje personale

redaktor

Kreu i Shoqatës së prokurorëve të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari komenton reformën në drejtësi. Në një intervistë për VOA, ai thotë se reforma do të pastrojë prokurorinë nga të paaftët dhe të korruptuarit.

Hajdari e nis intervistën me kritika për Adriatik LLallën për transferimet e prokurorëve nëpër rrethe pa pëlqimin e tyre. “Të gjitha transferimet e prokurorëve dy vitet e fundit, që janë bërë pa pëlqimin e tyre, në bazë të ligjit për organizimin e prokurorisë, janë në shkelje të ligjit. Ky ligj parashikon qartë që transferimi i një prokurori nga një rreth në një rreth tjetër ose nga një shkallë e prokurorisë në një shkallë tjetër më të ulët mund të bëhet vetëm në rastet e riorganizimeve të prokurorive”, shprehet Hajdari.

Ai brenda dy viteve është transferuar dy herë dhe kjo pas përplasjeve që ka pasur me kryeprokurorin.

“Për sa u takon transferimeve të mia, ato janë atipike, sepse unë kam marrë dy transferime në kuadër të riorganizimit brenda vitit; një herë jam shkarkuar në datën 8 tetor 2014 si drejtues i Prokurorisë së Apelit dhe së dyti, para pak ditësh brenda 24 orëve jam dekretuar nga Presidenti i Republikës për t’u transferuar në prokurorinë e Shkodrës si prokuror i thjeshtë.

Unë preferoj t’i iki kësaj historie personale. Unë jam prokuror. Ashtu si kolegët e tjerë edhe unë do të ankimoj dekretin e transferimit të dytë në Shkodër. Edhe i pari është i paligjshëm, por e lashë mënjanë për të mos krijuar keqkuptime se po ankohesha për karrierë.”

Hajdari thotë se reforma në drejtësi duhet të sjell një drejtësi më të pavarur nga politika.

“Reforma do të fuqizojë prokurorët dhe do t’i bëjë të përgjegjshëm; çdo prokuror që heton një çështje do të jetë ai vetë përgjegjës për dështimin apo suksesin e një dosjeje korrupsioni” thotë më tej ai.

Ai komenton edhe ata që e kundërshtojnë këtë reformë jetike për fatet integruese të vendit.

Kundërshtarët e kësaj reforme mund të ndahen në dy kategori: njëra kategori ka mungesa të formimit profesional dhe nuk kuptojnë se ne po hyjmë në një etapë të re ndryshimit të modelit dhe ristrukturimit të drejtësisë në Shqipëri, ndryshimit të mënyrës së funksionimit të prokurorisë dhe gjykatave.

Grupi i dytë është më i vogël dhe luan me mekanizma të tjerë; në të janë ata prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të lartë e të mesëm, të cilët kanë shkelur rëndë ligjin.

Drejtësia vonon, por nuk harron. Këta janë pjesa penguese, por janë të identifikuar nga publiku shqiptar, nga prokurorët, nga misionet partnere, janë në minorancë për të bllokuar reformën dhe e kanë të pamundur për ta bërë këtë,” përfundon Hajdari rrëfimin e tij për VOA./DITA

Share This Article
6 Comments
  • Ky eshte prokurori qe pati guximin t`i veje prangat ish guvernatorit te bankes Ardjan Fullani.Mafia e drejtesise nuk harron.Kupola me gjak maloku prej Vuciudoli nuk harron.Dy mekembesit e Vucidolit,kapterr Bujari dhe vrima Rama firmosin dekretin.

  • Duket se po rritet presioni ndaj atyre,qe ne vend qe te zbatojne e shkelin ligjin.Kur neperkembet nje prokuror,aq me teper Kreu prokuroreve,llogarit si mund te neperkemben e shkelen te tjeret ne kete vend.Me shprese se LU eshte ngritur ne kembe,per te filluar dhe ne vendin tone venia e drejtesise.

  • Le te shpresojm se Lu e ka seriozishte ksaj radhe ,
    ndryshe nga poltikat e kolegeve te tij qe shkuan ,
    te cilet e krijuan kte kaos ne prokurori e gjykatat shqiptare ..

  • Ti cimi nuk je as Prokuror e as Jurist,por je n je polic servil dhe Prokuroria si organ mori tatpjeten qe kur ti dhe disa shok te tute u bene Prokuror.Ti nuk duhet te flasesh per korubsionin ne Prokurori por kush nuk te pranon servilleqet e tua ti e sulmon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *