Teksa takimet intensive për reformën në drejtësi kanë vijuar gjatë mbrëmjes së shkuar, palët ende nuk kanë gjetur dakordësinë midis tyre për një draft përfundimtar.
Tashmë, drafti i përpiluar nga ekspertët e nivelit të lartë është mbyllur dhe shqyrtimi i tij i takon komisionit të posaçëm parlamentar për këtë reformë.
Burime jo zyrtare thonë se komisioni do të mblidhet sot.
Jo zyrtarisht thuhet se Komisionit të Venecias mund t’i dërgohet më shumë se një draft.
Kjo do të thotë se do të rinisë debati politik.
Në fakt, Komisioni duhet të ishte mbledhur menjëherë pas mbylljes të punët nga ekspertët, teksa drafti pritet t’i dërgojë Komisionit të Venecias për shqyrtim, afatet për të cilën janë shkelur tashmë.
Gjatë mbrëmjes së shkuar, Rama ka pritur në takime ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe atë të Bashkimit Evropian Romana Vlahutin.
Ai ka zhvilluar edhe një takim të gjatë me kryetarin e Kuvendit, aleatin kryesor në qeverisje, Ilir Meta. /Dita/

Zoti avokat Ngjela!Kam respekt per ju,ndonese ne nuk njihemi bashke fizikisht.Du te bej ca pyetje te sinqerta,sepse une si ekonomist nuk jam ne gjendje tu jap zgjodhje.Çfare pune kane teknicjenet me perqindjet e votimit te pozicioneve te ndyshme ne hirarkine e drejtesise!?Veprimet tyre keto dite me kujtojne djalin tim,para ca vitesh kur ngaterroj me te emen.Kur nuk kishte deshire per te ngrene,I bente sherr nenes se tij, se ia ka lyer holle me nukrema buken.Perqindjet I ndane politika pse keto femije llastice bejne sherre,ne nje kohe qe pretendojne se jane eksperte,prat e depolitizuar!?Pyetja kryesore e imja eshte çfare fitojme ne populli nga kjo reforme!?Çfare nuk u tha kur u miratua ligji per Gjykaten Administartive,per favoret qe do te kishte sovrani!?Qofsha gabim,por edhe kjo gjykatem, po I sterzgjat gjygjet si motrat e saja.A do te kthehen pronat tona me kete reforme.Nje gjykates I vetem, i hell poshte te gjitha aktet e pronesise nga koha e Turkut deri me Vendimin e Gjykate se Larte,Kthimit dhe Kompesimit te Pronave,Zyren e Hipotekes qe ka dhene dokumnetin ne konforme te ligjit ne fuqi dhe ia dhuron djalit te bujkut qe I ka sherbyer me shume perkushtim pronarit te tij.
Me respekt Fatmir Lohja