Nëse vërtet Rama do kthehet nga vizita e tij në Gjermani me bindjen se pa një reformë reale në Drejtësi, synimi për Europën mbetet një iluzion, ky përbën “investimin më të madh gjerman” për këtë vend. Dojçe Vele ka potencuar pikërisht këtë gjë në intervistën që i është marrë kreut të qeverisë shqiptare, deklarimin e tij mbi një reformë reale. Dhe nëse nuk e merr seriozisht këtë që ka thënë, rrezikon më së paku të jetë ku e ku më poshtë se Ngjela në kauzën e këtij të fundit, që edhe pse prej Don Kishoti, është shumë më e pranueshme e fisnike se çdo akt e fjalë e atyre që kanë vota e pushtet, që as me Sançon e gomarin e tij nuk krahasohen…për nga padobia!
Për çdo të thotë një Reformë në Drejtësi?! Rama mbron idenë se duhet reformuar sistemi, sepse sipas tij, është ai që korrupton individin e jo e kundërta. Teza e Ramës sigurisht që ha plot diskutime, derisa zhvlerëson moralin individual, të atij që paçka sistemit, ka një imunitet që e ruan nga përlyerja. Por gjithsesi, ka të drejtë nëse gjykon në rrafshin e asaj çfarë ka ndodhur në Shqipëri për 23 vjet, e sidomos në Sistemin e Drejtësisë. Aq i qelbur është ky sistem (bazuar në të gjitha raportet ndërkombëtare e përvojat njerëzore të atyre që u është dashur të kenë punë gjykatave), sa nuk përbën fare mëkat që ta djegësh dhe të njomin me të thatin, për faktin se ka mjaftuar heshtja e të njomit për atë që ka parë e dëgjuar rreth e rrotull, që e keqja të gjenerojë pandalshëm, pavarësisht nëse i është shmangur vetë të keqes në mënyrë të drejtpërdrejtë. Dhe gjykuar kështu, ja si do ishte një variant reforme që do kishte njëherësh dhe vlerën e “hakut të marrë” për gjithë ata jetë e shpirtra njerëzore që padrejtësitë e Drejtësisë shqiptare ua kanë nxirë jetën në gjithë këto vite: të hidhen pa asnjë dallim në rrugë prokurorët e gjykatësit e të gjitha niveleve; e në vend të tyre të merren të huaj (gjermanë për shembull), qoftë me përvojë e qoftë në fillim të karrierës. Madje për ca vite, as të diplomuarit në Shqipëri të mos kenë akses pune. Deri sa ndërgjegjësimi të arrijë kuotat e pranueshme të njerëzores tek të dy kategoritë, se të bësh e mbash drejtësi do të thotë të jesh njeri e jo matrapaz pa din e iman, ku çdo gjë nis dhe mbaron tek xhepat. Është vërtetë një masë ekstreme. Por a nuk është ekstrem dhe degjenerimi i Drejtësisë në batakçillëkun më të madh që ka njohur ky vend?! Ka vërtet në këtë masë cenim të lirive njerëzore. Por a nuk e meritojnë të marrin një ditë reston e sa e sa lirive që kanë rrëmbyer padrejtësisht apo fateve e dinjiteteve njerëzore që i kanë nëpërkëmbur e dërmuar pa asnjë mëshirë?! Të gjithë në rrugë. Kjo po që do ishte reformë!
P.S. Fraza e fjalëpërfjalshme e Ramës në intervistë ishte kjo: “…ndamë bindjen e thellë se pa një reformë reale të drejtësisë, synimi për t`u anëtarësuar plotësisht në Bashkimin Europian mbetet në fund të ditës një iluzion…” Është një frazë që ngjall pezm, derisa si kusht për një vend me drejtësi merret Europa e jo ‘Njeriu’, e drejta e tij universale për drejtësi, pavarësisht çdo lloj gjeopolitike e vizioni gjeostrategjik. Një ditë ‘Europa’ mundet të mos ekzistojë, por ‘drejtësia’ kurrsesi! Ose për të qenë më i besueshëm, Rama do duhej shprehur: “Nëse nuk ofroj drejtësi për njerëzit e vendit tim të përgjëruar për të, atëherë më duhet ta pranoj se do jem i dështuar në të bërit e Shqipërisë, siç kam ëndërruar!”
Ky varianti yt i reformes eshte i nje njeriu radikal (jo ne sensin e mire te fjales). Varianti yt nuk eshte aspak zgjidhje, pasi eshte provuar se edhe te huajt qe vijne ne Shqiperi, pas nje fare kohe ambientimi fillojne e “shqiptarizohen” persa i perket korrupsionit.
Per mendimin tim reforma duhet te jete ne procese e ligje sa me pak evazive nga njera ane, dhe kontrolli rigoroz i pasurive nepermjet institucioneve perkatese nga ana tjeter.
Gjyqet e shkelesve duhen bere publike (live nga media) ne menyre qe mos t’i lehet hapesire gjyqtareve te japin nje vendim te padrejte. Do te mjaftonin te beheshin shembull 4 a 5 gjyqtare, qe te tjereve t’u futet frika.
po ai afrim krasniqi i vuri vulene te henene te rudina qe tha realitetin qe eshte nje lob i fuqisheme qe se len shqiperin te eci para po e do ne kete gjendje pra mori funde shpres nuk ka dhe bijete e XHORXH SOROSITE nuk ka ligje qe i preke
RAMA, PO QE SE E ZBULON VETEM TANI KETE GJE, E NUK E KA PASUR TE QARTE QYSH PARA SE TE VINTE NE PUSHTET, ATEHERE TE IKE MENJEHERE NGA QEVERRIA.
AS NUK KA SHANCE TA BEJE KJO QEVERRI KETE REFORME, PER FAKTIN E VETEM SE PERBEHET NGA NJE HAJDUT ME DIPLOME (ILIR META) DHE NJE ADOLESHENT QE PER TU BERE KRYEMINISTER HENGRI MUTIN QE KISHTE BERE VETE (EDI RAMA PRANOI MAMUTHIN META PER “ORTAK”)
E fillon dot nga Ilir hajduti ( Floriri , Meta)? Keshtu do fitosh luften me korrupsionin.
S’besoj se do ta besh dot.
Keto dite u arrestua nje gjykates, qe paska shitur tezat e provimeve te juridikut diku ne nje universitet te Gjermanise Qendrore dhe sipas shtypit do te rishikohen provimet e rreth 2000 te sapodipllomuarve te koheve te fundit. Pra te tille juriste gjenden tek tuk edhe ketej dhe sigurisht qe ata do te ishin te paret qe do te kerkonin te vinin aty?! Shkurt nuk na shpetojne juristet nga jashte, por nje legjislacion i kopsitur mire e pa vrima, qe nuk ju le hapsire gjyqtareve, prokuroreve dhe avokateve qe te bejne interpretime vetjake. Duke filluar qe nga nje kontroll i diplomave dhe performances se te gjithe gjyqtareve, duke kryer nje riformatim me themel. Ne rast se nuk e lejon legjislacioni aktual mund ti drejtoheni popullit me nje referendum per riformatimin e sistemit te drejtesise. Vetem ne kete menyre mund te shpresohet te zgjidhja, pasi edhe ne kete rast rezultati positiv nuk eshte vetvetiu i sigurte.
Jam dakort me togfjaleshin e kryeministrit Rama kur thote se: Eshte sistemi qe i korrupton zyrtaret dhe jo njerezit dhe kete shprehje te kryeministrit, besoj se Edi Rama do e vertetoi qysh ne mandatin e pare, kur do te shohim, ish zyrtare te qeverise se Berishes, te LSI-se, te ndryshojne qendrim, karshi korrupsionit.
Drejtesia eshte institucioni me i pamundur te rigjenerohet, ndaj drejtesise funksionale, per sa kohe qe kemi president, nje bythelepires se Sali Berishes, qe eshte njekohesisht edhe kryetar i keshillit te larte te drejtesise, institucion, qe merr vendime per shkarkimin e te korruptuarve.
Kemi kryetar te gjykatave, bythelepiresa te Sali Berishes, qe jane mbrojtes se korrupsionit te qeverise se kaluar.
Kemi kryeprokuror, qe dridhet kur i petmend se Berisha duhet marre nen hetim.
Kemi nje kryetar te SHIK-ut, qe eshte dora e djathte e kryekriminelit Berisha.
A smjaftojne keto, qe ne drejtesine shqiptare duhet hyre me buldozer dhe ti marresh zvarre, te gjithe?!.
Shqiptaret qe i dhane voten kesaj mazhorance, duan nje permbysje te te gjithe sistemit te drejtesise edhe te atyre qe Saliu i vuri me urgjence, per te imunizuar vehten dhe familjen e tij, nga ndeshkimi.
Per kete shqiptaret duhet ti japin kohen e nevojshme kesaj qeveria, panvaresisht se padrejtesia na ka bere te padurueshem.
QE SHQIPETARET VOTUAN RAMEN PER NDRYSHIMIN ATE E DIME O BYRAZER, POR ME MAMUTHIN META NE QOSHE, VALLAHI E VESHTIRE SHUME ESHTE KY NDRYSHIM.
Mamuthin Meta ja lane peshqesh berishianet qe nderruan krah per te mbajtur vendet e punes, Edi Rames, or byrazer, nuk eshte Edi Rama qe e zgjodhi.
MERRU ME PESHQESHET TI.
UNE THEM UJKU, TI THUA, JO PO JA SA TE GJEJME PAK GJURMET NEVE.
FUTJA KOT OR MIK.
Shikoje pak komentin tek
Pamje, biznesmeni Karçini dhe ‘vrasësi’ Sinanaj në lokal.
e pastaj me fol eshte bindes apo jo.
Nuk te drejtohem me pseudomoinim Horri i Bulevardit por gjaku i shqiptarit.
Ndaj te njejtin mendim me ju dhe jam shprehur shume here dhe qarte se nga duhet ta fillonte punen Rama .Deri me sot kemi perseritur ato qe Mazhoranca i kishte konstatuar qysh kur ishte ne opozite . Abuzime marramendse dhe shkelje flagrante te ligjeve .
Deri me sot nuk kemi pare nje te dali para Drejtesise .Na eshte krijuar bindja se ata qe gjukohen jane te Pd dhe Drejtesia qenka e pd .Kaq qarte nuk mund te gjesh arsye per ta shpartalluar Drejtesine e kalbur .Na del qe brenda ketije sistemi na qenka dhe Presidenti .Ne nuk jemi shtet Presidencjal por Republike Parlamentate .Po qe Presidenti penges brenda orve i kthen patkonjte Parlamenti.
Ka dhe nje argument teper kooruptive .Drejtuesit e Drejtesise nga i vogli e deri tek i madhi jane te majmur e te krimbur me para .Shume i thjeshte behet pastrimi i tyre .Hape faqen e denoncimeve te shohesh sa shqiptare do tu turren Gjukatsve ,Prokurorve e Avokatve .Nuk kane ku te fshihen .E vetmja ombrele e tyre eshte te mos i ngacmosh nga karrikja .Pa cvishi.Te shohesh si do marrin arratine ata dhe Sliu bashke me kopene .
Zemerohet Evropa dhe Amerika po te marrim masa drastike .Do na lene jashte Evropes se nuk sillemi ne menyre “demokratike” me Hajdutet .Kjo ngjane si historia e Nastradinit qe kur i dha uje te ftohte gomarit e kritikuan .U terhoq dhe i dha te nxehte perseri e kritikuan Nastradinin .Nuk di qe ne te jemi katandisur si nastradini qe nuk dim se cte bejme se mos na kritikojne .
Le te shpresojme si gjithmon se dicka ka per te ndryshuar .
Disa komentues na thone se Rama nuk bene reforme ne Drejtesi per shkak te Meta “Floririt”. Ketu ka nje mos perputhje juridike .Meta u akuzua nga nje video e regjistruar ku pervec fjalve nuk jane konstatuar trasferime parash sic po dalin e kane dale dite per dite per administraten Berisha . Te gjukohen keta qe jane me presh ne dore dhe po qe nevoja ti kthehen dhe atyreve te shkuara qe nga 91 e deri me sote .Eshte jashte llogjike te frenohet Rama nga nje akuze qe i eshte bere Metes .Rama nuk qendron ne pushtet se eshte mnumri i votave te LSI.Le ta provoje se populli do te ndaje dhe kete alibi qe shpesh sillet si gogol per ata qe qeverisin sot .
Shpatar i nderuar kur shof se shumica e komentuesve, jane dakort me mendimet qe jap, me ben qe te vazhdoj, rrugen time, jo thjesht duke mbrojtur Edi Ramen, por me ben te vazhdoj rrugen, per te tjene te vertetat.
Kush jam une, qe kerkoj ti jap kohen e duhur qeverise, ne agjenden globale, jam askushi, por kur jam ne nje mendje me qindra-mijra te tjere, jam nje ze i forte, qe ndryshon dicka.
Per Edi Ramen, jo per PS-ne e Fatos Nanos, kam qene qysh hetet ne dakortesi mendimi dhe i kam bere thirrje shqiptareve, me aq sa kam patur mundesi, ti japin Edi Rames njehere mundesine te qeverise Shqiperine, se me qeverisjen e Tiranes, me ka impresionuar, duke filluar me ato pak para dhe me deshiren per te ngjyrosur ngjyren gri.
Dikush mendon se jam komunist, socialist, por une i them se jam bashkohes i Edi Rames, qe kemi te njejten mendim, sic jane shume bashkemoshataret tane. Jemi rinia e viteve 80-te, qe e shifnim petendimin jo me syte e partise, por e shifnim, me syte e demokracise.
Edi Rama nuk mund ta vendos drjtesin ne vend pasi ai ka deklaruar se vetem te pasurit mund ta drjtojne vendin ngaqe kane pervoje. Por te pasurit tane jane hajdutet tane, mene krye Ilir Meten e vete Sdi ramen, jae t gjithe keta qe i ka sjelle ne pushtet SOROSI. Po nuk u hoqen qaf rilndasit e Komitit Qendror t Ramis Alise dh hajdutet e Sali Berishes as mos prisni drejtesi, gjithcka eshte e do te jete mshtrim i Rames dhe i Metes. Ei Rama mori pjese ne darken e megahajdutit Meta dhe nuk pyeti Ku i gjeti ky gjithe ketp para? Vetem me ate mbremje Ilir Mta duhej te qe arrestuar ngaqe e tregoi hapras qe eshte hadut dhe qe e ka me miratimin eRames
Themelet e nje shteti jane te qendrueshme me voten dhe pronen ligjore. Te dyja jane tjetersuar dhe te gjitha reformat jane te destinuara te deshtojne pa to. Prandaj, nese qeveria e ka vertet merakun e shtetit ligjor ta filloje nga vota. Ti jepet mundesia votuesit fjala vjen permes nje sistemi zgjedhor qe garanton perzgjedhje (sikurse eshte ai ne Irlande ku voton per disa emra sipas prioriteteve qe deshiron) te skarcojne politikanet qe u ka dale nami por nuk po na shqiten prej parlamentit. Listat partiake te mbyllura, fushatat elektorale me parate e taksapaguesve (bile u jepen me shume partive qe e krijuan korrupsionin) etj jane imuniteti I korrupsionit ne politike. Po erdhi puna tek te huajt pastaj dhe nese duam te jemi radikale, ne nje vend ku gjithshka eshte dhene me koncesion tek te huajt, ka ardhur puna te jepet edhe vete qeverisja (!!!) dhe mazhoranca fituese thjesht te kete te drejten te emeroje (me tender) ate qeveri teknike qe permbush platformen e saj, ta monitoroje dhe ta shkarkoje nese nuk ben punen duke rihapur tenderin….sigurisht qe eshte absurd por ne jemi realiteti me absurd ne demokraci prej cerekshekulli.
Do te ishte FAT’ i madh per tere SHQIPTARET, qe per te SHRRENJOSUR korrupsionin dhe
INFEKSIONIN POLITIK ne DREJTESI, Ky PARLEMENT qe ka kete MAZHORANCE me ligj dhe me marreveshje me SHTETIN GJERMAN per nje periudhe 10 vjecare {edhe te mund shtyhet}, gjykatat tona te riorganizohen edhe te drejtohen nga juriste GJERMAN. Rruge tjeter nuk ka.
Besoj se keshtu si UNE mendojne shume shume SHQIPTAR.
Qytetaret Shqipetare jane shume indiferente e nuk e thone fjalen e tyre me te madhe per ngjarjet qe kalon vendi.
Kjo eshte rruga e duhur or mik, po nuk u ndergjegesuam ne si njerez duke filluar secili nga vetvetja, nuk ka se si te behet ky vend.
Ky eshte vendi yne, po qe se nuk e bejme ne qe ta kemi per veten tone, kush do ta beje???!!!
Po ti nuk je qytetar shqiptar,qe po e shkruan ketu mendimin tend?????
Si e mate ti qe qytetaret shqiptare jane indiferente??????
Apo se jetojme ne nje vend ku nuk behet asnje referenduam edhe pse ky ,i 23 vjwtve te fundit, eshte nje sistem pa sistem,i pakrahasueshem me asnje ne rajon per baterdine e kuserimit te parave dhe pasurive publike dhe per gjenerimin e nje orteku ,gjithnje ne rritje padrejtesish
per ta futur qellimisht ne kolaps tere shoqerine??????????
Une mendoj se modeli amerikan i jurive publike,neper gjyqe,me njerez te profesioneve te ndryshme por me kredibilitet publik (dmth te votuar nga publiku) e ngushton ekstremisht mundesine e gjykimeve dhe vendimeve mafioze.Duke qene se Shqiperia eshte nje vend shume i vogel e parashikoj qe marrja e vendimit te gjykimit prej kesaj jurie do ta fuse ne hudut funksionimin e se drejtes ne vendin tone.
Nuk e shoh shpetimin tek asnje faktor i huaj;ne duhet te ngrihemi e te qendrojme vete me kembe, qofte me dhimbjet me ekstreme te ndeshkimeve te pameshirshme qe duhet te garantohen vetm nga
ligji.
P.S. Fraza e fjalëpërfjalshme e Ramës në intervistë ishte kjo: “…ndamë bindjen e thellë se pa një reformë reale të drejtësisë, synimi për t`u anëtarësuar plotësisht në Bashkimin Europian mbetet në fund të ditës një iluzion…” Është një frazë që ngjall pezm, derisa si kusht për një vend me drejtësi merret Europa e jo ‘Njeriu’, e drejta e tij universale për drejtësi, pavarësisht çdo lloj gjeopolitike e vizioni gjeostrategjik. Një ditë ‘Europa’ mundet të mos ekzistojë, por ‘drejtësia’ kurrsesi! Ose për të qenë më i besueshëm, Rama do duhej shprehur: “Nëse nuk ofroj drejtësi për njerëzit e vendit tim të përgjëruar për të, atëherë më duhet ta pranoj se do jem i dështuar në të bërit e Shqipërisë, siç kam ëndërruar!” [E.H.]
—
I nderuar z Hoxha, ke folur mjaft sakte ketu; here tjeter shpjegime te tilla te mos vijne me PS- por te jene thelbi i artikullit; Europa nuk eshte qellim ne vetvete (sic u be dhe NATO, e asgje nga brenda nuk ndryshon) e as Drejtesia e munguar, gjithshka fillon nga Vetja. S’eshte BE-ja qe na kerkon te mire-qeverisim, kjo eshte nevoje jetike e Shqiperise ne rradhe te I-re.
Duçja kishte derguar nje gjeneral per te gjetur arsyet e pederastise ne Elbasan….nejse ju e dini qe gjenerali pasi fshiu prapanicen me nje gjethe fiku (nuk kishte leter higjenike) therriti:
-E gjeta,pederastine ketu ate e ben vendi!!!
Pak e veshtire te ndryshojme vendin!?
@ EURO MALOKU
Sot o miku tim ,je kampion,ne keto komente.Nuk ndrishohet as nje gje me pune
bythe. Nga krie Dylberi Enver stafeta ju dha dylbereve te tjere,per te bene punet e ketij populli te corjentuar,nga punet e bythes.Vazhdon dylberizmi.
Sistemi capitalist e ka korrupsionin prandaj piktori mos kerceje napoleonin por te beje revolucionin proletar.Mire eshte qe te vizitoje Kinen pas Gjermanise dhe te shkruaje vepren”Gjetja e rrenjeve detyre mbi detyrat
April 3, 2014
INTEGRIMI PERTEJ PROPOGANDES
E para gje qe duhet thene persa i perket integrimit eshte se shqiptaret ne ndryshim nga fqinjet ballkanike jane percaktuar per integrimin Euro-Atllantik qe 24 vjet te shkuara , qe atehere kur Shqiperia oshtinte nga veriu ne jug “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.
Mirpo klasa politike shqiptare per arsye me shume subjective e ka perdorur procesin e integrimit per propogande pasi realisht nuk e kane dashur integrimin duke preferuar te sundojne shqiptaret e lodhur te dale nga diktatura sesa te udheheqin drejt sistemit te vlerave e llogari dhenjes.
Natyrshem qe kur kerkon te sundosh e jo te udheheqesh kerkon qe te pasurohesh ne menyre te padrejte mbi varferine e shumices se shqiptareve. Shenjat jane jo te mira edhe per kete mazhorance pa hyre ne detaje megjithate ka edhe tre kater muaj per tu rikonfirmuar ekzaktesisht rrugen qe deshiron te ndjeke.
Megjithate shumica e gazetareve opinionisteve , komentuesve opozites madje edhe pozita qendrojne gjithnje tek roterika duke thene gabimet dhe premtimet me “do te” duke mos kaluar ne veprime konkrete qe do te bente te mundur shkurtimin e distances ndremjet BE e Shqiperise.
Qe ne fillim do te kerkoja kompromisin e shqiptareve per dy gjera themelore ne procesin e integrimit te Shqiperise:
Te mos vazhdoje propaganda politike e pozites e opozites mbi rendesine e madhe te marjes se statusit kandidat pasi deri ne antarsimin e plote mundet te jete ne mes nje gjysme shekulli pasi Turqia ka 38 vjet candidate pa u antarsuar akoma. Fakti qe klasa politike nuk guxon te kerkoje se bashku statusin kandidat dhe hapjen e negociatave per antarsim tregon se Shqiperia eshte shume larg BE.
Institucionet shqiptare politike , shteterore e qeverisese duhet ta shohin procesin e integrimit e perafrimit me BE si nje process qe vjen e duhet te vije nga brenda e jo nga jashte. Me kete dua te them se politikanet, pushtetaret e shtetaret ti kursejne popullit shqiptar vizitat tursistike gjoja per “lobim” dhe ato para te kursyera ti kalojne ne projekte investimi e menaxhimi te brendeshem.
Kur themi shkurtimin e distances duhet te kuptojme perafrimin e standarteve ligjore e zbatimin e tyre duke ndikuar drejteperdrejte ne cilsine e jetes se shqiptareve e perafrimin e natyrshem me standartin e jetes se popullit ne BE.
Demokracia perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane treguar se progresi dhe zhvillimi vijne vetem nepermjet zbatimit dhe respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut gje per te cilen BE ka ngritur edhe nje gjykate te nivelit te larte, Gjykaten e Strazburgut.
Pra njeriu i lire ka energji te pashterrshme energjish positive qe ndikon ne ecjen e shpejte perpara te krejt shoqerise ne njeren ane por kerkon gjithnje qe procesi i modernizimit e kontrollit me perfaqesues real ne te tera fushat e jetes te jete i pandalshem.
Pra perafrimi i te tera sandarteve te shqiptarve me shoqerineEuro-Atllantike eshte nje process kompleks politik, ekonomik e shoqeror qe te marre se bashku duhet te realizojne ngritjen e nivelit e cilesise se jetes se popullit shqiptar.
Per sa kohe ne shqiptaret jetojme ne nje nder trojet me te pasur per njesi te siperfaqes ne bote dhe jemi ne varferi te plote te krahasueshme me vendet e Afrikes , Namibine Zairene etj jo vetem nuk eshte nevoja te analizohen parametrat e tjere por as qe duhet propoganduar se jemi ne prag te BE pasi politika thjesht mashtron.
Po a kemi potenciale njerzore , ekonomike e resourse natyrore qe kombi shqiptar te perafrohet realisht me vendet me te zhvilluara te perendimit. E them me te madhe e me siguri teper te larte PO.
Kemi popullsine me moshen me te re ne Europe e nevel arsimi te krahasueshem me Europen pasi mjaft student shqiptare kane mbaruar e po mbarojne universitetet me prestigjoze te botes por duhet then se ne kontrast me ekonomine trashiguam nje nivel arsimimi te kenaqshem nga diktatura.
Kemi pozicionin gjeografik me klimen me te mire ne bote e toke e nentoke nder me te basurat e botes me rezerva minerale e uje me shume se cdo vend i Europes per njesi te siperfaqes.
Pra na mungon lidershipi dhe organizimi i brendeshem i shoqerise shqiptare tersisht ne doren tone dhe ne mundesine e organizimit te shoqerive perendimore.
I bej thirrje klases politike shqiptare qe ti leri vazhdimin e demagogjise nekomuniste dhe ti perveshet veprimeve konkrete duke e persosur organizimin e brendeshem te shoqerise shqiptare si garanci e padiskutueshme per te arritur parametrat e Amerikes e BEse.
Dua te shtoj pa u bere i besdishem ne moralizime se nese klasa politike shqiptare eshte e ndergjegjshme per reformat qe duhet te kryej duke e trasformuar se pari veten nga sundues ne lidere te jeni te bindur se suksesi i integrimit eshte i garantuar.
Shqiptaret duhet ta dine se gjate fushates elektorale nga Presidenti i Amerikes ne zyre , sfidanti i tije e deri tek perfaqesuesi me i vogel i qeverisjes vendore shkojne pothuaj fshat me fshat se nuk po ze ne goje qytetet qe shkojne disa here per ti kerkuar voten elektoratit pra popullit Amerikan.
A e dini se perse?
Sepse VOTA eshte e paprekshme dhe vete fuqia e shtetit me te fuqishem te botes por dhe me tej perfaqesuesit legal te popullit jane “dora e Zotit” per popullin amerikan e zgjidhjen e problemeve te tije ne raport me administraten pasi asgje nuk eshte ne perfeksion .
Pra ngritja dhe perafrimi me standartet e BE duhet te fillojne nga legjitimiteti i perfaqesuesve te pushtetit e shtetit ku ne themel te kete voten e lire e te ndershme te qytetarit shqiptar. Duhet filluar me ndergjegjsimin e rendesise se votes me qytetarin shqiptar por bashkengjitur me penalitete ekstreme per ata qe afrojne thase mielli, favore, para, apo presion ne emer te shtetit e pushteti.
Shqiptare duhet te zgjoheni e te kuptoni se tere ata candidate qe ju afrojne favore personale per te marre voten tuaj nuk e kane ndermend te jene neser ne sherbim tuaj. Jeta eshte e gjate pasi neser mundet qe ju nevoitet mbeshtetja e perfaqesuesit tuaj ne emer te se drejtes e ligjit qe shkone mbase pertej jetes suaj e familjes tuaj qe nuk mundet te paguet me miljona dollar gjje qe nuk do ta keni nese e keni shitur paraprakisht voten tuaj.
Te nderuar bashkombas komuniti hebre si komuniteti me i organizuar ne Amerike e pse jo edhe ne bote edhe kreun e sinagoges pra kreun shpirteror te komunitetit e zgjedhin me vote komuniteti me kandidatura alternative . Deri ketu ka shkuar bota e qyteteruar .
Zgjidhni perfaqesuesit tuaj te ndershem e me vision per nje jete ndryshe qe te keni mundesi neser te trokisni ne nje dere te hapur per te zgjidhur hallet tuaja te shumta.
Shqiptare te jeni te bindur se tek zgjedhja e ndershme e perfaqesuesve tuaj real fillon zgjidhja e halleve te gjithsecilit duke cuar ne zgjidhjen e probleve te shoqerise shqiptare.
Reforma territorjale e inicuar dhe paguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte rruga e duhur drejt pushtetit legjitim gje qe jo vetem i duhet bashkengjitur opozita por duhet zgjeruar me koncepte te reja e ndryshime mbi sistemin zgjedhor ne Shqiperi duke shkuar 100% drejt perfaqesuesve te dale direct nga vota e popullit . Me kete duhet kuptuar qe perfaqesuesit e popullit qe nga parlamenti e deri tek komuna te jene perfaqesues direct te popullit e jo sherbetore te kryetarit te partis e aq me keq sherbetor te nje klani criminal.
Te reformohet tersisht KQZ duke e kthyer ate institucion te pesueshem per tere shqitaret duke gjetur mekanizma e perfaqesues dinjitoz te komuniteteve duke ingranuar edhe institucionet fetare me keshillat e tyre ne kontrollin e votes se popullit si institucione qe funksionojne e sherbejne ne emer te Zotit duke nxjerre rezultatin me se shumti 4 ore nga mbyllja e procesit.
Kur te tera keto permirsime ligjore te arrihen me consensus te plote te nje spektri te gjere te politikes shqiptare duke ftuar edhe jasht parlamentit por edhe te grupeve te interest e OJFve e deri tek individe te spikatur atehere te kalohet ne zgjedhje parlamentare e locale se bashku ne vitin 2015.
Nuk ka hap me domethenes ne rrugen e perafrimit te Shqiperise me perendimin Euro-Atllantik sesa vendosja e pushtetit e shtetit Shqiptar legjitim me vote te lire e te ndershme. Te tera te tjerat jane vazhdim i paster i demagogjise qe nuk kane per qellim perafrimin e Shqiperise me perendimin.
Te tera problemet e tjera si ceshtja e sigurimit kombetar, pronsise, vendosjes se sundimit te ligjit e respektimit te vendimit te gjykatave e vete reformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi respektivisht respektimin e zbatimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare zgjidhen e zbatohen hap mbas hapi nga perfaqesuesit legjitim te Pushtetit e Shtetit Shqiptar.
Nese politika arrin te kuptoje apo shqiptaret ta detyrojne qe te kuptoje se pushteti ne demokraci nuk eshte i perjetshem se sistemi nuk mundet te ngrihet as konceptohet pa alternative e vlerave , ideve, resourseve njerzore ne nje ekonomi te lire konkuruese mbi ruallin privat qe njihet e respektohet nga shteti nuk mundet te kete as demokraci as integrim.
Si perfundim dua te them se Integrimi arrihet me pune e hapa konkrete gjithnje ne interes te shoqerise e jo nisur nga interesa meskine e aq me keq kriminale. Nese ka politikan apo qytetare shqiptar qe e shikon ndryshe procesin e perafrimit me perendimin Euro-Atllantik eshte i lutur te ingranohet pasi filozofia ka thene se te keqijat kesaje bote nuk i vijne nga te keqijte pasi jane pak por nga indiferentet se ata jane shume.
Ajet Delaj,
New York
E keqa e ketij vendi eshte sistemi i drejtesise te korruptuar i vendosur në ato zyra nga Sali Ram Berisha,te pergatitur ne kurset 6 mujore-me 8 vjeëare e tashme me diploma jurist-fallco dhe nuk ka zot qe ti heq pa u hequr presidenti e pa ikur nga PD Saliu.Rama e ka te veshtire me kete drejtesi,pasi me PD-istet e korruptuar eshte dhe Meta.
” Te gjithe ne rruge,kjo po do ishte nje reforme”, shkruan artikullshkruesi ne fund???
Nuk e kuptoj kete llogjike,qe gjykates e prokurore,te lihen pa pune,e ne vend te tyre te importohen te huaj???
Jam i mendimit qe te punesohen,te huaj juriste,por vetem per nje gje; Keta te gjykojne gjykatesit dhe prokuroret,te cilet,pasi te jene kaluar ne siten e pasurive te grabitura te japin llogari,ku i vodhen,me ç’far te ardhurash kane ndertuar vila,kane blere prona,kane hapur bisznese,kane pasuri te pa justifikuara jashte Shqiperise dhe brenda,ne banka,te fshehura,te”dhuruara” te afermve etj,etj, LE TA PROVOJE EDI RAMA ME NJA 50-100 NGA KJO SPECIE,DHE LE TE JETE KJO TRUPE GJYGJTARESH TE HUAJ,VETEM PER KETA GJYKATES E PROKURORE TE KORUPTUAR.
Ate qe kam kerkuar (ne ditet kur PS,flinte e dehur ne plazhe,nga gezimi i fitores dhe bente llogarite dhe pozicionet qe do merte secilise ku futej ne pune,vellai,motra,kunati,kunata,miqte dhe te afermit,qe per poshtersite perseri te Edi Rames,u realizuan keto plane,por njerezit e ndershem te PS,mbeten me gisht ne goje se LSI,kishte mare aprovimin per punesimin e njerezve te saj dhe njerzve te PD,qe ishin ne pune,jo 20% si me Saliun,por mbi 60%,i cili sot eshte nje realitet ne te gjithe shqiperine) pra kam kerkuar qe strukturat e PS duhet te mblidhnin informacin dhe material,vetem per kete fakt qe sot eshte kuçi i fitores apo humbjes se besimit te Edi Rames,gje qe ideologjia kapitaliste,nuk e pranonte.qe vete Edvini nuk mund te shkelte mbi premtimet e bera fshehurazi Ilir Metes se nuk do rigjykohej,qe te behej reforme ne drejtesi,duhej te prekej se pari prona e ketyre ligjezbatuseve,pastaj njerezite ndershem,te gjykonin,grabitesit e medhenj te pasurive te popullit,djersen 70 vjeçare te brezave,shfrytezimin kapitalist,me keq se ne shekullin e 17,te njerzve,te cilet u varferuan aq sa sot duke e ditur mire se ç;far i ka punuar ketij mileti del e pa turp gerthet Saliu nga mengjesi ne darke.
Pra lind pyetja; A mundet ta gjykoje nje gjykates nje kryeminister,nje minister(keta e kane vene ne pune,keta kane heshtur,kur ka vjedhur,keta kane heshtur,kur ka denuar njerez qe i kane kerkuar keta pushtetare)???
Nuk mund te kete reforme ne drejtesi,reforme ne nje shtet,kur FORCA POLITIKE E PERMYSUR KA ME SHUME FUQI EKONOMIKE SE I GJITHE SHTETI,KUR DIHET BOTERISHT,SE KJO PASURI ESHTE VENE ME POSHTERSI,ME GRABITJE,ME VRASJE,ME SHKATERIME.
Po edhe shkrimi për këtë flet mor zotëri,që ju nuk keni këllqe të bëni drejtësi e si të tillë duhet të lironi vëndin.Jam dakort që nuk duhen futur të gjithë në një thes.
Shumë i saktë mendimi,pra një Eulex në drejtësi.Vetëm kështu do të vihet drejtësi në vënd,dhe do të zhduket njëherë e mirë kjo klasë politike hajdute.Po arriti ta bëjë këtë kryeministri ynë e që unë mendoj se ai e ka vullnetin për ta bërë,Ai vërtetë do të mbetet në histori.Bravo gazetarëve të ”Ditës” që e shtrojnë herë pas here këtë broblem për diskutim.
Ramiz Alia kishte të drejtë kur e quante të parakohëshm pluralizmin politik në Shqipëri!
Unë e di se do më hidheshin për fyti e do më mbysnin duke më sharë, po të më kishin pranë, banditët ” demokratë” të ” kryedemokratit” Berisha!
Demokracia shqipëtare!
Është një gënjeshtër, një fiksion, një frut i hidhur. Sapo diktatura komuniste u dorëzua, duke pranuar pluralizmin politik, shyqyr, mendoi njeriu i thjeshtë, populli, tani shpëtuam! Por jo!
Vendin e diktatorëve e zunë duke bërtitur e djegur Shqipërinë, minjtë e gjirizeve të diktaturës:
Njerëzit më perversë, demagogë e mashtrues ordinerë, hajdutë vrasës, kurva e kurvarë të pa kënaqur me diktaturën etj etj plehëra me në krye kryeplehërën e diktaturës, Sali Berishën!
Këta e përdorën fjalët demokraci për të marrë pushtetin dhe ja arritën qëllimin. Populli ngeli lolo me gisht në gojë!
Edi Rama!
Demokracia apo demagogjia e Sali Berishës dhe e Fatos Nanos na ka dalë nga hundet, po ti kush je?!
Ti ke të drejtë kur thua se sistemi prish njerëzit por, edhe unë kam të drejtë të të them se sistem – in njerëzit e ndërtojnë. Kape demin prej brirësh dhe brirët e demit janë në , Bllokun e Ri, ne Gjirin e Lalzit!
Nëqoftëse parlamenti nuk nxjerr një ligj që të gjithë të justifikojnë pasurinë, atëhere shpërndaje parlamentin dhe drejtoju popullit. Ndryshe , or mik, s’ke gjë në torbë!
Vertet i lumt Edi Rames tre mandate ne bashkin e Tiranes dhe vetem 3000 euro kishte ne banke.Nje kryetar komune ne zonat ma te thella per nje mandat nderton vile ne qytet e vile ne zona turistike.Do ju them nje te vertet per nje kryetar komune kur mori mandatin e dyte.Shkoj per te dekleluar pasurin nga mandati i pare ne te dytin:Epyten per ndyshimin dhe ai u pergjigj.as gja.Ata u habiten disa e ai u tha,po kam ndryshim vetem se me ka vdekur babaj.