Nuland nuk është zyrtarja e fundit e huaj që do të ushtrojë presion, në mënyrë që nga takimi i së hënës Rama-Basha të dilet me një “PO” të përbAshkët për votimin e reformës në drejtësi javën e ardhshme.
Në Bruksel, Federica Mogherini ka patur një takim me tre komisionerë për çështjen e Shqipërisë dhe prej andej pritet një deklaratë e përbashkët që nxit kompromisin.
Nuk dihet ende me siguri se kush do të flasë në emër të Bashkimit Europian, por është e sigurtë se mesazhi i njehsuar do të jetë euro-amerikan dhe adresa do të jetë përsëri e njëjta: Partia Demokratike.
TCh raporton se në ofensivën finale do të përfshihet edhe zyra e kancelares Angela Merkel, e cila përmes njeriut të saj më të besuar për punët e jashtme dhe sigurisë, Kristof Heusgen do të veprojë e fundit në radhë, gjithnjë përmes telefonit, për të thënë çfarë do Gjermania. Kristof Heusgen është ai që vepron gjithnjë në emër të Merkel kur ajo nuk preferon publicitetin, por që puna të jetë e kryer.