Reforma në drejtësi, europarlamentarët: Mos e humbisni këtë mundësi

Elton Tafaruci

Shqipëria nuk ka më kohë dhe nuk duhet të humbë ketë mundësi për hapjen e negociatave dhe se politika duhet të gjejë konsensusin për miratimin e kësaj reforme. Ky ishte apeli i dy eurodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, të cilët thanë se politika duhet të gjejë konsensusin për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Fleckenstein: Duhet të diskutojmë për të gjitha reformat dhe për bashkëpunimin që është gjithmonë një prosperitet për të punuar bashkë

Nuk është gabimi juaj, por i joni nëse nuk merrni një dakordësi, nëse nuk diskutoni atëherë çeshjta e negociatave do të kërkojë edhe shumë kohë të tjera.

Nuk është koha e duhur për të bërë spektakel kur edhe Europa po përballet me sfidat e saj. Parlamenti jonë do të mbështesë, do të bëjmë më të mirëm që mos e humbim këtë gjë. Parlamenti të gjejë rrugën e përbashkët për të ecur.

Kam marrë garancinë e tyre për reformën dhe unë jam i sigurtë. Ju bëj apelin që nuk duhet humbur ky shanc i mirë për Shqipërinë

Kukan: Ka pasur shumë diskutime për këtë temë, KE, BE dhe SHBA kanë demonstruar duke dhënë ndihmën e tyre për të mbështetur Shqipërinë. Doja të shprehja mbështetjen time të fortë, 80-90% e shqiptarëve mbështesin reformën e drejtësisë.

Reforma është e nevojshme për të gjithë. Është një reformë për të gjithë sistemin gjyqësor, për të gjitha institucionet. Përfshirja e të gjithë politikës dhe lidershipit nuk duhet që të lihet pas. Reforma është për të dhënë përgjegjësi për implementimin e ligjeve. Duhet të jetë një përgjegjësi e madhe e politikës për të gjetur konsensus për këtë reformë dhe amendamentet kushtetuese. Edhe puna jonë ka qenë e mirë dhe tani është përgjegjësia e shqiptarëve për miratimin  e saj.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *