Reforma në Drejtësi, Hammond: Baza e investimeve

Dita

Kryeministri Rama takoi dje Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme britanike, Philip Hammond, me rastin e vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Rama shprehu bindjen se është koha që mes Evropës dhe Ballkanit është koha që të forcohet bashkëpunimi, në mënyrë që rajoni të bëhet pjesë e BE-së.

“Është kënaqësi që na jepet mundësia të ndajmë së bashku edhe bindjen se sot më shumë se asnjëherë tjetër, Evropa ka nevojë për Ballkanin njësoj siç Ballkani ka nevojë për Evropën. Mes Evropës dhe Ballkanit dhe posaçërisht Ballkanit që është ende jashtë Bashkimit Evropian, është koha për të forcuar edhe më shumë marrëdhënien e bashkëpunimit në çdo fushë dhe për të ecur dorë për dorë, që një orë e më parë edhe Ballkani, i gjithi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh kryeministri.

“Shqipëria është një partner mjaft i mirë në NATO dhe gjatë viteve të kaluara kemi filluar të punojmë së bashku, duke organizuar manovra të përbashkëta ushtarake, qoftë edhe këtu në Shqipëri. Në fakt presim me padurim që të zhvillojmë më tej bashkëpunimin në të ardhmen, gjithashtu edhe që ju të modernizoni ushtrinë tuaj dhe të rrisni kapacitetet tuaja si pjesë e familjes së NATO-s”, u shpreh Hammod.

Sekretari britanik shprehu bindjen se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e nevojës  që Ballkani të ecë drejt Evropës.

Share This Article
1 Comment
  • Ehe,more HAmod,po kujna i kerkon qe ta rritin ushtrin dhe te modernizoin sic e keni ju po kuj ja thue more birbo,po kjo politika e juaj eshte sa hipokrite aqi eshte dhe per te ardhur kqe jo per ju,jo por per neve me te ardhur keq.
    Po,ju nuk lat gur zgaver pa rrotllue me e shkatrue ushtrin e shqiptarve tani cfar po kerkoni?Ju, e dini se e shatruan sali serbi ushtrin dhe armet i shiten neper afrik,dhe sot perdoren armet e shqiptarve nepe luftra,tani skemi as ushtri,as arme te mos flasim per nendetse apo anie luftarake,avion bombardus apo tanke krejtat i shiten sali serbi nanushi,imami dhe kush ishte ne pushtet te gjith ngapak i shiten te gjitha more dilberi anglez,tani ju duhet ta mbroni popullin dhe shqiprin mos o zot ju dota mbronni me te vertet?!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *