Reforma në drejtësi, Hysi: Kemi futur dorën në folenë e grerëzave

DITA Online

Duke i krahasuar me grerëzat disa gjyqtarë e prokurorë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi e akuzoi këtë kategori se po krijon vështirësi në zbatimin e reformës në drejtësi.

Kur kemi marrë paketën ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi kur lexonim ligjet na pëlqenin na dukeshin shumë të mira, por kur i rilexuam kuptuam se kemi futur dorën në folenë e grerëzave, pra ka shumë rezistencë pasi ka shumë nevojë për ndryshime. Shumë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm i mirëpresin, por nuk kanë atë kurajon të dalin hapur dhe të thotë këto janë ligjet që ne kemi nevojë. Ndërkohë që një pjesë tjetër e gjyqtarëve e prokurorëve tamam si ato grerëzat janë sulur në të gjitha drejtimet dhe kanë krijuar një sërë vështirësish në zbatimin e kësaj reforme”, tha Vasilika Hysi.

Siç e shikon zonja Hysi, pickues është edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjin e statusit të gjyqtarëve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e disa neneve për zëvendësimin apo deklarimin antikushtetues të disa neneve na ka vënë në vështirësi, pasi nuk e kuptojmë çfarë kanë dashur të thonë dhe çfarë duhet të bëjmë, pra nuk jemi në gjendje të draftojmë ndryshimet që duhen, nuk dimë çfarë duhet të shtojmë”, tha Hysi.

Deklaratat e Hysit u bënë gjatë një tryeze ku u diskutua mbi rolin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Share This Article
3 Comments
  • Jo disa gjygjtare e prokurore jane grenza por TE GJITHE pa perjashtim.Prandaj eshte katandise ky popull keshtu prej ketyre grenzave.Po te ishte nje pakice mund te luftohej por eshte SHUMICE dhe SHUMICES nuk ke cfare ti besh.

  • Coje mendjen ne sherbim te interresave te popullit.sidomos te asaj pjese qe nuk kan asnji mbeshtetje si ne many many ashtu dhe ne poste apo ne politikan miq.
    Nese keni veshtiresi shkoni ne popull dhe kerkoni te dini.Per cfare vuajne nga drejtesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *