Reforma në Drejtësi, Ish-Presidenti Moisiu: Referendum për ndryshimet kushtetuese

Dita

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, gjen si motiv të mosrealizimit të reformës në drejtësi, përpjekjen e politikës për ta vënë nën kontroll sistemin. Në një intervistë për Ora News, ai çmon punën e bërë deri më tani nga ekspertët  ndërkombëtarë, por vulën e ndryshimeve në ligjin themeltar të shtetit, sipas tij duhet ta japin qytetarët.

“Ndërhyrjet në kushtetutë, pikërisht duke patur parasysh gabimin e bërë, por edhe në tërësi kushtetuta nuk cenohet.  Ta ndërtojmë një çezme apo mos e ndërtojmë një çezmë” thotë Moisiu duke shprehur mendimin se duhet thirrur në referendum populli shqiptar nëse është dakord për të bërë këto ndryshime..

Alfred Moisiu, që mbajti detyren e Presidentit nga vitit 2002-2007 thotë se ka ardhur koha, që i pari i shtetit të zgjidhet nga populli.

“Po të studiosh situatën e këtyre 25 viteve, raporti i Presidentit me mazhorancën drejtuese, shikojmë që tendenca është që të kenë një President që ta komandojnë. Jo një president që vepron në bazë të kushtetutës. Për këtë arsye unë them që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli”, deklaron Alfred Moisiu.

Ish-Presidenti mbështet propozimin e ekspertëve ndërkombëtarë, për ndryshimin e formulës së zgjedhjes së kryeprokurorit.

Share This Article
7 Comments
  • Moisiu ka qene gjithmone I ekuilbruar.Kushtetuta nuk I perked dy horrave !kushtetuten e ndryshon referendumi.Eshte detyre qe te pergjysmohet numeri I hajvaneve te kuvendit

    • ME FJALE PO, POR ME VEPRA NUK S’NUK.

      KISHTE ATE TE BIRIN (RAHMET PASTE), MERREJ ME NDOPAK DROGE.

      DHORI SOLLAKU JA KISHTE BERE DOSJEN DHE SA HERE I DUHEJ FIRMA E MOISIUT PER EMERIMET E TIJ KRIMINALE, I TUNDTE DOSJEN NE FYTYRE.

      POR ESHTE BURRE I MIRE, CFARE T’I BESH FEMIJES.

  • JA NJE FJALE ME MEND.

    POLITIQENERIT TANE E NDRYSHOJNE KUSHTETUTEN SI TE JETE LETER HIGJENIKE.

    KUSHTETUTA ESHTE MIRATUAR ME REFERENDUM POPULLOR DHE VETEM ME REFERENDUM DUHET TE NDRYSHOJE.

    BIE FJALA U UL PRAGU PER ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT NGA 3/5 NE 50% +1, SI TE NDRYSHOHEJ FASADA E SHTEPISE DHE JO SIKUR I TAKON TE NDRYSHOHET LIGJIT THEMELTAR TE NJE SHTETI.

    POLITIQENERIT TANE E KANE VENDIN NE LITAR.

  • Ish presidenti ka te drejte kur thote ,qe presidenti te zgjidhet nga populli.Une e mbeshtes mendimin e tij .Zoti Mojsiu ka qene Presidenti me i pregatitur dhe me i ekilibruar ,nga te gjithe te tjeret qe kane qene ne kete post.
    Presidenti aktual eshte i pa pregatitur dhe nuk perfaqson te gjithe shqiptaret.

  • Ky lumemadhi mbeti grup i gatshem ne sherbim te qeverise sa here ajo i ka punet keq,megjithese po ze te nentedhjetat e ju be stermbesa per shkolle.I jep Edi Rama ndonje kocke ta lepije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *