Reforma në drejtësi, Lu dhe Vlahutin tur në selitë e partive

Elton Tafaruci

Reforma në drejtësi ka hyrë në një fazë vendimtare, ku partitë duhet të shprehen nëse janë gati të mbështesin një draft përfundimtar me ndryshimet kushtetuese.

Këtë gatishmeri po e teston ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, të cilët këtë javë kanë nisur një tur të ri takimesh me disa prej drejtuesve politikë.

Në mëngjes, ambasadorët u takuan me kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe më vonë ambasadori Lu është takuar me ish-kryeministrin Berisha.

Takimet vijnë pasi opozita, në një material të gjatë që u ka dërguar ekspertëve nuk bie dakord me mënyrën sesi zgjidhen, emërohen dhe funksionojnë disa institucione të reja të drejtësisë.

Share This Article
2 Comments
  • Pse po lodhet kaq shume Amerika dhe Evropa per nje procedure te thjeshte :Operacjon ne Drejtesi .Nje kirurgu, per te hequr nje organ te infektuar, i duhet jo me shume se 3 ore ne sallen e operacjonit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *