Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, një nga insistuesit kryesorë të Refomës së Drejtësi, i ka bërë thirrje partive politike, që ta votojnë atë në mënyrë unanime.
Një një aktivitet të organizuar nga Avokati i Popullit për të drejtat e njeriut, Ambasadori Amerikan tha se populli shqiptar e kërkon këtë Reformë me patjetër, duke shtuar se Washingtoni po e ndjek këtë proces nga afër.
Më herët në një tjetër aktivitet në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama shprehu dëshirën që Reforma në Drejtësi të votohet në parim që sot.
Lu nuk komenton Nenin 25 dhe përjashtimet në të.
