Reforma në drejtësi, mazhoranca ngre komision të posaçëm parlamentar

redaktor

Mazhoranca hedh një tjetër hap para, pavarësisht distancës që mban opozita, për reformën në drejtësi.

Konferenca e Kryetarëve ka futur në rend të ditës për votim, në seancën e së enjtes, formatimin e Komisionit të posacëm për reformën në sistemin e drejtësisë.
Propozimi u bë nga kreu i komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Fatmir Xhafa, dhe mban firmën e 7 deputetëve, mes të cilëve dy Kryetarët e grupeve parlamentare Ruçi dhe Vasili.

Xhafa tha se komisioni do të funksionojë për një periudhë 6-mujore dhe me mundësi shtyrjeje sipas Rregullores së Kuvendit.

Ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar, shihet nga mazhoranca si instrument për të ndërhyrë dhe shprehje e përgjegjësisë për të adresuar një problematikë të gjithëpranuar, që është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të jetë forumi ku të gjitha grupet parlamentare që do të jenë pjesë, do të hartojnë një paketë ndryshimesh të kuadrit normativ në fushën e drejtësisë.

Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të mbështetet në mënyrë thelbësore në ekspertizën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *