FAKSIMILE / Letra e Metës për Bashën: Takim përpara së hënës për Reformën

Elton Tafaruci

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,  në një konferencë për mediat  iu bëri thirrje partive politike të votojnë sa më parë reformën në drejtësi, në mënyrë që vendi të marrë rekomandimin për hapjen e negociatave.

Meta tha se i ka dërguar një ftesë kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se është i gatshëm të takohet me Bashën në çdo moment që mund të jetë i përshtatshëm, por ftesa është e vlefshme deri të hënën.

Meta: “Si kryetar i Kuvendit, i kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u takuar me të në çdo kohë që ai e çmon të arsyeshme dhe në çfarë do lloj formati, mundësisht deri ditën e hënë, pasi jam i bindur se jemi tashmë të vonuar në kalendarin për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila nuk është përfshirë deri më tani për arsye të mos arritjes së kompromisit përfundimtar.

Jemi në krizë me kohën dhe duhet të reflektojmë dhe të lëvizim sa më shpejt në mënyrë që ky proces të zhvillohet me cilësinë e duhur, sipas standardeve të Venecias, por edhe sipas sugjerimeve të EURALIUS dhe OPDAT-t.

Jemi në krizë kohe sepse duhet të ishte përfshirë me kohë në kalendarin e Kuvendit, por unë besoj që me vullnetin e të gjitha palëve dhe me vullnetin e opozitës, shpresoj shumë, që ta miratojmë sa më parë dhe ta fitojmë kohën që kemi humbur.  Unë jam i hapur për cdo format të takimit. Jam shumë fleksibël e bashkëpunues

I pyetur për qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që reforma të bëhej me konsensus, Meta tha se nuk dëshironte të komentonte për këtë, pasi sot kishte dalë në konferencë ekskluzivisht si kryetar i Kuvendit.

Meta theksoi se miratimi i kësaj reforme është shumë i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

1

Share This Article
9 Comments
  • Filloi Likja te dredhe bishtin. E tmerron reforma dhe kerkon preteks. Fute sa me pare ne kuvend e leri hilet ti e senmenet e tu te neveritshem Manjani, Zheji,Ilir Kulla. Bie ere e keqe kjo kthesa jote. Po nuk shpeton dot.ShBA dhe BE e kane ngritur carkun !

  • NE EMER TE KUJT FLET ZOTERIJA JOTE!?
    -Ne emer te popullit shqipetar jo se 25 vjet ne krye te piramides antishtet nuk mund te quhesh shqipetar!
    -Ne emer te ‘parlamentit’ KJO se shqipetaret ka 25 vjet qe nuk kane as parlament qe perfaqeson popullin qe as VOTON e as VOTOHET?
    -Ne emer te ‘krye.arit’ te parlamentit JO e JO se edhe pse ky parlmament eshte antishqipetar por perfaqeson krimin e korrupsionin TI-LIKE FLORIRI nuk je zgjedhur nga Parlamenti por je i vete emeruar ME ‘KONSENSUS’ te socialSSalisteve sipas marveshjes se ‘gjirizit te Lalesit’ ku ndajne parate HAJDUTET!
    Perfundimisht le ta marre vesh Bota mbare se ne kete parlament 25 vjet nuk ka ma SHQIPETARE_Saliu perfaqeson krimin ti perfaqeson KRRIMBIN Rama KOQEN!

    • E nderuara MK

      Tani qe u fut dhe “kali trojes” -lexo gomari cepanit..edhe nje njeri me njohuri normale e kupton qe reforma ne drejtesi eshte nje bllof qe mund ta quaja ARKIVOLI I SHQIPERISE PERGJITHMONE.

      per kujtese:

      me kujtohet kur u zgjodh president mender me thane bujar nishoni.

      u propozua zaganjori dhe filluan mediat inkandeshencen

      u propozua me vone artan spiun hoxha….shpertheu llava e vullkanit..u pervelua dynjaja

      me pas doli ass-I bujar nishani qe ishte piketuar ne bodrumet e ambasadave me arvizine-seqiu-wolfarth…..dhe shqiptaret bashke me edramortjen e hengri..

      pra me kete levizje..pra ILIRMUTA takon si ‘HERO” KRIMINELIN LU BASHA….eshte e qarte qe me idiotizmin e rames dhe shqiptareve….basha ashtu si mori me arvizu pas bythe bashkine e tiranes..ashtu po merr me Donald lulen…karriket e k/m

      konkluzioni:

      dipllomatet perendimore-mazhoranca e sotme te perndjekurit porno-politike dhe shoqeria civile me ismail kardarrenen ne krye po e bejne enver hoxhen nje nga burrat e shtetit me te medhenj te njerzimit

  • Kujtojmë ne, delet një milionëshe se do të bëhet drejtësia si duam ne! Kjo s’ndodh kurrë. Likja dhe Luli (dhe në prapaskenë Mbreti Sali) do e bëjnë atë si t’ua dojë qejfi dhe pa i cënuar interesat e tyre që janë, gjithsesi, të kundërta me ato të një milionerëve. Edi të luaj basketboll në zyrë, se fundja dhe atij i intereson që puna të vejë kësisoj,si d’Artagniani i treshes së muskëterëve që është.

  • Dridhe Like,dridhe ,ti i ke nxjerre fundin ketij vendi,e ke shqyer,ti duhej te ishe prapa hekurave me Salushin dhe Lulushin

  • Zihen rende Rama dhe Basha, del Meta ne skene ta shohe Amerika dhe Europa. Se qengji i mire pi dy nena thote populli. Porse Likja i mire do i qije fort dy nenat PS e PD duke i palluar me radhe der kur bota te urdheroje nje qeveri Meta-Idrizi dhe nje opozite Rama-Basha. Me qetesi dhe dashuri, me hile e me djallezi- e ka emrin LSI.

  • Kush do beje Reforme;

    Hajduti i Floririt.

    Kush do u jap drejtësi

    atyre qe u vranë ne 21 Janar.

    Ata u vranë kundër Bllokut te Likes.

    Likja i Shpetoj Drejtësisë si Plesht.

    Hop këtu / e hop atje,
    e kap, po te shpëton,
    ben mire , kush e lufton, Pleshti Like.

  • Shoke, cfare u be me draftin e futur kontrabande per diskutim? Perse u terhoq nga rilindjotet. A eshte vetem Berisha ai qe nuk e do reformen ne drejtesi apo edhe kera trimat qe mezi c’priten te linin parlamentin per tu nisur drejt Frances. Ketij i thone patriotizem packa se me Kotzias bene gallate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *