Reforma në drejtësi në dorë të ndërkombëtarëve, EURALIUS mbi 30 rregullore e akte të hartuara për KLGJ, KLP e KED

J L

Ndërkombëtarët duket se kanë marrë në dorë reformën në drejtësi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë investuar fuqishëm në vendin tonë për zbatimin e plotë të reformës, ku dhe kanë udhëhequr organet e reja të drejtësisë.

Kështu EURALIUS ka hartuar mbi 30 akte për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Gazeta SOT ka zbardhur listën e plotë të akteve që ka hartuar Bashkimi Europian për institucionet e drejtësisë. Kështu, për KED, EURALIUS ka hartuar 5 akte, në të cilën janë përfshirë përzgjedhja e anëtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, për kandidatët për të marrë kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por edhe për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e KED.

Po ashtu, një tjetër akt i miratuar për Këshillin e Emërimeve ishte edhe për procedurat e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Një tjetër asistencë e BE është edhe për hartimin e aktit për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Aktet për KLP

Një asistencë të shtuar EURALIUS ka ushtruar edhe ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku ka hartuar 6 akte. Kështu, BE ka ndihmuar Këshillin për të hartuar rregulloren për kriteret që duhet të plotësojnë dhe procedurat që duhet të ndjekin prokurorët e SPAK. Po ashtu, një tjetër asistencë është edhe ajo për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. EURALIUS ka dhënë mendimin për kriteret që duhet të plotësojë kandidati për kryeprokuror por edhe vlerësimin në bazë të pikëve. Por një tjetër akt i hartuar është edhe ai për hartimin e rregullores për ushtrimin e veprimtarisë së prokurorit jashtë funksionit të tij.

Objekti i këtij akti është që të përcaktohen rregulla të detajuara që lidhen me aktivitetin e prokurorit për të shkruar, publikuar, dhënë leksione dhe mësimdhënie për çështjet ligjore dhe për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me çështje ligjore, sistemin ligjor, administrimin e drejtësisë dhe çështje të tjera të lidhura me to gjatë dhe jashtë orarit të punës dhe procedurën e pajisjes me autorizim nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por edhe paga e prokurorëve jashtë orarit zyrtar është një akt që është hartuar nga EURALIUS i BE.

Aktet e EURALIUS për KLGJ

Por edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor, EURALIUS ka hartuar një listë të gjatë me akte, ku janë plot 21 të tilla. Një nga aktet është hartimi i metodologjisë së vlerësimit për kandidatët jo gjyqtarë për në Gjykatën e Lartë. Në këtë akt, EURALIUS ka caktuar se si do të bëhet vlerësimi i kandidatëve dhe renditja e tyre në bazë të pikëve.

Por edhe kriteret dhe procedurat që duhet të ndiqen për transferimin e përkohshëm të gjyqtarëve në gjykatat në rrethe janë hartuar nga BE. Aktet e tjera të miratuara nga EURALIUS janë: Rregullore për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit; Rregullore mbi organizimin dhe funksionimin e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari. Mbi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të drejtësisë për të mitur.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • muajin e kaluar u hodh tenderi per magjistrate,

    10 x 200,000 = 2 milion euro.

    arben rakipi ka qene prokuror i allbanise.

    rrofte allbania urupiane dhe amerikane.

  • Futja kot@ me duken dhe keto fallso@ u thua ujku te thaujn gjurmet@ bejne eksperimente me njerezit e drejtesise heqin te ndershmin dhe vendosi korruptuarin….u fol per spakun asgje spo ben…rri duke marre me specialiste e jo me titullare…vijne e marrin leke dhe ikin pa asnje lloj intigriteti ….
    1. shkelqim ganaj inspektoriat e larte i deklarimit pasurise, ka bere bashkeshorten e olsi komici anetar komisionit pavarur kualifikimit inspektore( konflikt interesi(((()pasi ky institucion deregon dhena ne kpk per subjektet…ku eshte spaku
    2. shkelqim ganaj, hajdut ordiner vjedh dhe naften institucionit duke detyruar punonjesit firmosin…mund te shikohen dokumentet dr.financave…ku eshte spaku…
    3. shkelqim ganaj ben presion duke marre ryshfet subjekteve, ne bashkepunim me olsi komici rrijne duke bere pazare…te vihen ne pergjim dhe keni per te paare se cfaare eshte mostra ganaj…
    4. Olsi komici me dosje prokurori …ku eshte spaku apo te hajt pse heshtin…..
    5. zvarranik olsi komici edhe ne mbeshtetje taulant ballesh dhe alket hyseni vazhdon korrupsionin per mbushje thasesh…ku eshte spaku….
    6. zvarraniku olsi komici kaloj gjyqetaren blerona hasa e cila fali kompanin per mos paguar taksa kundrejt ryshfetit vendimit…ky pisanjoz olsi komci kaloj kete gjyqetare edhe pse kjo u kontestusr nga te huaj…ky rrugac ordiner dhe korruptuar olsi komici kaloj kete gjyqetar dhe se sherbimi informativ e kishte nxjerr te korruptuar…mund te lexoni reperter.al dhe shikoni se cfare pinjolle eshte ajo zevzeke dhe korroptuar….Pse spaku nuk fillojne hetime…ja pra…keto jane bandat te cilen flasin per drejtesi dhe jane korruptuar… turp per institucionet qe heshtin para ketyre zvarranike alebak dhe korruptuar…turp per drejtesin dhe turp per spakun..

  • Genta @….

    Per cfare kritikoni me emer e mbiemr , keni nje respekt te sinqerte nga une .
    Mos e kritikoni deri me sot SPAK. Nuk eshte formuar ende BKH .Keto te fundit , jane ne Amerike dhe jane ne specializim e siper atje . .Duhet te presim ,besoj se kam te drejte llogjikisht .Dhe me vone do shikojme , a do veproje drejtesia ,apo jo .?

    Dihet eshte vjedhur prona pronareve ,na eshte rrembyer me dhune dinjiteti ,nga mos zbatimi i ligjit ,shkelje brutale kushtetutes ,eshte shkelur me kembe brutalisht pronari legjitim i trojeve ,eshte ndihmuar nga keta bandite me legalizime e dreqi me te birin ,te gjithe hajdutet shkelesit e ligjit ,ne keto 30 vitet e fundit e njejte nga te gjithe gangsterat hajdute ,korrupsioni ,mafja eshte bere e pa thyeshme ,dhe shume brutale ,nuk funksionon fare shteti ,por me beso edhe une jam si ju ,qe nuk po durojme me ,na u sosen nervat .Shqiperia e ka te domosdoshme reformen ne drejtesi ,jo ne leter ,por para ligjit te jene te gjithe te barabarte .Dhe ne qofte se eshte nje loje ,dhe te “funksionoje shteti” qe nuk funksionon si sot e 30 vite , eshte per te ikur nga syte kembet ,poshte urave te europes e botes .
    Une jam optimist ,di shembullin e KROACISE , ( ne ate kohe e kam lexuar ne nje gazete perendimore vete ) ,ku ish kryeministri KROAT SENADER , u denua me 9 vite burg ,e jo nga kryeprokurori Kroat ,por nga FBI amerikane ,qe i nxori me dhune nje shteti europjan perendimor shumen e 400 milion eurove te depozituara ne 3 banka e jo ne nje banke ,e keto jane Amerikanet ,FBI ,ku Senader nuk pati as edhe nje shanc ta mbronte kryeprokurori kroat ,dhe e di shume mire ,ata ishin shoke te ngushte bashke . Shkurt dhe sakte ,FBI ja la ciper tavolines Kryep Kroat faturen e shumen e parave te vjedhura .Dhe si mund ta shpetonte ? keshtu nga keta hajduter gjygjtare e prokurore tanet , qe jam 100% dakort me ju ,keta qe kane kaluar vettingun , ndoshta edhe me miqesi ,por kjo ska rendesi ,do i denojne te gjithe hajdutet ,do me kujtosh nje dite . Nuk do kene fare shance per ti ndihmuar ,tamam si me rastin e SENADER ne Kroaci Prandaj optimiste , si edhe une ,ku ketyre hajduteve ordinere , i ka ardhur mortja ,kane shume gjynahe per te lare ???

    I kam ndihmuar keta bandite ,duke i thene ,qe te shpetojne kane vetem nje shanc :

    TE KERKOJNE AZIL POLITIK TEK KIMI NE KORENE E VERIUT ,OSE TE MOTRA E KIM ;DHE THONE SE ESHTE NE KOMA ;DHE I KAM DREJTUAR E KESHILLUAR ;TE KENE KUJDES ;SE KIMI JEP VETEM 30 VIZA NE MUAJ .
    I premtoj se KIMI , do ja u beje letrat e punes .
    Ju falenderoj Genta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *