Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Reforma në drejtësi, Ngjela: Shko i kërrusur dhe voto, Sali!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Reforma në drejtësi, Ngjela: Shko i kërrusur dhe voto, Sali!
Lajmi i funditPolitike

Reforma në drejtësi, Ngjela: Shko i kërrusur dhe voto, Sali!

Dita
Published June 7, 2016
Share
SHARE

Avokat Spartak Ngjela, dikur ish-deputet i PD-së deklaron se Sali Berisha i bëri reklamë Ramës sot duke deklaruar se kryeministri i është imponuar Amerikës dhe Bashkimit Europian. Sipas Ngjelës, kjo është reklamë për kreun e qeverisë.

Komenti i plotë:

Kemi hyrë në një kohë kur: Që sot e më tej, derisa të fillojë votimi i Reformës në Parlament, do dëgjoni arsyetimin fëmijënor të Saliut;
Kërcënimet e Bashës për ata që do të votojne pro Reformës;
Dhe, në fund, fjalimet antiamerikane të tre apo katër kukullave të Saliut.
Sot Saliu na tha që Rama i është imponuar Amerikës dhe Bashkimit Europian. Por nuk na tha si. Për të qeshur e për të qarë.
Po ka më reklamë për Ramën? Atëherë shqiptarët po i drejtoka sot si kryeminister një autoritet i madh botëror. Hajde Sali, hajde!
Por…do vijojnë infantilizmat e inatit patologjik të Saliut.
Po Rama?
A e ka marrë në Dorë Amerika këtë çështje? E zgjidh ajo. Ç’hyn Rama këtu?
Kështu tha edhe Churchill kur Amerika hyri në Luftën e Dytë Boterore: “Tani që në këtë Luftë hyri Amerika – tha ai atëherë – e zgjidh ajo çështjen e fitores”.
E pra, a e ka formuluar ekspertiza amerikane Reformën dhe politika amerikane e do të implementuar ligjërisht në Shqiperi? Normal. Votat në Parlamentin Shqiptar i ka Amerika. Pse tre apo katër antiamerikanë do ta rrëzojnë draftin amerikan në Parlamentin shqiptar?
Po kulmi i komedisë do arrijë kur Berisha me të tijtë t’i “shpallë luftë” Amerikës.
Përfundimisht, asgjë. Do dëgjoni qarramanësi fëmijësh, dhe votim tërësor në Parlament. Koha është e drejtësisë shqiptare. Pa drejtësi objektive nuk ka Bashkim Europian për Shqipërinë. Pse, shqiptarët do të vendosin të qëndrojnë të varfër dhe pa drejtësi shoqërore, sepse iu duhet të shpëtojnë gjëne e vjedhur të berishajve e kompani?
Asgjë nuk mund të bëjë pushteti Berisha sot në Shqipëri. Forca është e popullit që e urren atë dhe adhuron Amerikën. Ky ekuacion është zgjidhur përfundimisht. Shko i kërrusur dhe voto, Sali! Kjo është e vetmja rrugë, leri pezullimet gjyqësore dhe “zbulimet” agjenturore, nuk mundet dot Shtëpia e Bardhë në politikë sot askund në botë.

Dita June 7, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • alphade says:
    June 7, 2016 at 8:55 pm

    Kryekrimineli i Shqiperise ne grahmat e fundit !!! Popull
    shqiptar ngrihuni kunder koleres se Vicidolit dhe detyro-
    jeni banden e tij me dhune te aprovoje Reformen ne Drej-
    tesi ose shtyni koken ketij gjarperi me tentakulat e tij vras
    tare ….!,!

    Reply
  • Mark uk says:
    June 8, 2016 at 9:42 am

    O Spartak Berisha te beri deputet,te beri kryetar te komisionit parlamentar.Te beri kantidat per kryetar bashkie per Tiranen ,ku Edi Rama fitoj mbi 27000 vota ma shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?