Partia Demokratike pritet të marrë në vendim mbi pjesëmarrjen ose jo në Komisionin Ad-Hoc për Reformën në Drejtësi javën e ardhshme.
Burime nga PD theksojnë se do të jetë Grupi Parlamentar, i cili do të vendosë nëse deputetët e forcës më të madhe opozitare do të bëhen pjesë e komisionit që drejtohet nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj.
Partia Demokratike paraqiti në mbledhjen e fundit të konferencës së Kryetarëve kushtet e saj për të plotësuar vendet vakante në komision, të cilat nuk u pranuan nga mazhoranca.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se Partia Demokratike duhet të angazhohet në punën parlamentare në ato raporte të cilat asaj i ka imponuar elektorati. Vasili shprehet se tërheqja e opozitës është vijim i bojkotit 6 mujor të punës parlamentare.
Kreu i grupit të LSI-së ka hedhur poshtë hamendësimet për një raund të dytë të mundshëm negociatash mes dy kampeve politike për rikompozimin e këtij komisioni, i cili mund t’i plotësonte Partisë Demokratike, një nga kushtet, atë të numrit të barabartë të anëtarëve.

ZOTERINJE TE MAZHORANCES, SOVRANI JU KA DHENE VOTAT. D.M.TH,”URDHER” QE TE MBARONI REFORMAT QE I KINI PREMTUAR. NUK KA ASNJE ARSYE TE NDODH NDRYSHE SEPSE JU KA ARMATSUR ME VOTIMIN E CILESUAR.
MOS LEJONI PER ASNJE ARSYE, KEDO QOFTE, TE VONOJ E JO ME TE PENGOJ REFORMAT.
Me respekt V.Duka.