Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian diskuton sot për Reformën në Drejtësi. Pikat në axhendë do të jenë shumë të rëndësishme për negociatat e mëtejshme sa i përket BE dhe Shqipërisë.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm në PE, Elmar Brok, u shpreh se kjo reformë duhet të miratohet sa më parë, duke theksuar se ky është momenti i fundit për vendim dhe se nuk ka kohë për të humbur.
“Ka patur hezitime sa i përket reformës në gjyqësor. Nuk është gjithnjë e thjeshtë të kuptosh background-in e disa sjelljeve që po bëhen me reformën në Shqipëri. Për këtë kemi biesduar edhe me Fleckenstein. Pas 21 Korrikut do të shohim edhe si do të vijojë. Nëse do të vonohet reforma besoj nuk do ta pranojmë këtë. Ndaj në orët në vijim Shqipëria duhet ta realizojë.
Është momenti i fundit dhe kjo çëshje nuk mund të vonohet. Janë zhvilluar bisedime mes të gjitha palëve, ambasadorë të BE e SHBA . Megjithatë duket sikur është zvarrtiur një marrëveshje, por asgjë nuk duhet e sigurtë. Kemi dërguar një mesazh shumë të qartë.”
