Reforma në Drejtësi, Rama kafe me deputetët e PDIU-së

redaktor

Kryeministri Edi Rama takon deputetët e PDIU-së.

Mësohet se konkretisht kryeministri Rama është takuar deputetët Shpëtim Idrizi dhe Aqif Rakipi. Bëhet me dije se në këtë takim po dikutohet për Reformën në Drejtësi që pritet të votohet më 21 korrik.

Ky takim po mbahet në ambientet e Hotel “Rogner”. Takimi nisi rreth orës 09:00, ka zgjatur pak minuta dhe mësohet se diskutimet kanë qenë të qeta.

Pas takimit, Rama dhe Idrizi nuk kanë preferuar të flasin për median duke u mjaftuar thjesh me buzëqeshjet për gazetarët. Megjithatë nga burimet mësohet se dy krerët e partive janë në prag të një marrveshje.

Ky takim vjen pas deklaratës së  kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili ka kërkuar konsensus të palëve për miratimin ndërkohë  Rama tha dje se të enjten do të votohet reforma dhe se ai i ka 94 vota, ndërkohë kreu i opozitës tha që nuk i ka këto vota.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *