Reforma në Drejtësi, sa vjet mund të zgjasë “faza e pastrimit”

editor

Nuk ka ende një afat kohor zyrtar për pjesën e parë dhe më të rëndësishmen e reformës në drejtësi, pastrimin e sistemit nga të korruptuarit.

Një përgjigje se sa do të zgjasë kjo fazë e ka dhënë John Leonardo, një nga 8 ndërkombëtarët që janë instaluar në Tiranë për të vëzhguar ngritjen e organeve të Vettingut.

Por edhe Leonardo thotë se ky afat është një hipotezë e palës shqiptare.

E sigurtë është që intervistimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve do nisë në fund të muajit shkurt.

“Dëgjesat e para kanë gjasa të ndodhin në fund të shkurtit. Ata po supozojnë se ky proces do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Është e vështirë të imagjinohet se si do të jetë kur dëgjesat të fillojnë, sepse puna do të jetë më intensive”– thotë ish-gjykatësi 71 vjeçar amerikan në artikullin që mund të lexohet në origjinal duke klikuar KËTU dhe që sot është botuar nga Dita dhe disa media të tjera.

b.m. / dita

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *