Në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, një delegacion i strukturave të larta drejtuese politike dhe institucionale në Moldavi zhvilloi një takim të zgjeruar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të mësuar detaje mbi procesin e Reformës në Drejtësi, i cili pritet të zbatohet edhe në shtetin moldav, duke pasur si model Shqipërinë.
Delegacioni nga Moldavia kanë kryer një sërë takimesh me përfaqësuesit e institucioneve të reja të drejtësisë.
Gjonaj, shpjegoi hollësisht para të pranishmëve të gjithë rrugëtimin që ka ndjekur Reforma në Drejtësi, duke vendosur theksin te standardet ndërkombëtare që janë ndjekur për ta bërë atë të suksesshme.
“Kënaqësi të shoh që reforma jonë në drejtësi është shndërruar në model suksesi, duke u marrë si shembull pozitiv nga shumë vende të tjera. Falë edhe mbështetjes se Ambasadës së SHBA-ve dhe Opdat, pata kënaqësinë të mirëprisja në Ministrinë e Drejtësisë një delegacion të lartë nga Moldavia, të cilët në kuadër të reformimit të drejtësisë në vendin e tyre, kanë zgjedhur të ndjekin rrugëtimin tonë për të rindërtuar sistemin.
Më vjen mirë, që Shqipëria sot është shndërruar në pikë referimi për forcimin e shtetit të së drejtës, ku rezultatet pozitive kanë justifikuar plotësisht betejat tona për ideimin, hartimin dhe miratimin e saj duke i ofruar qytetarëve tanë një shpresë të re. Teksa bisedoja me secilin nga anëtarët e delegacionit moldav për të kuptuar më drejtpërdrejt gjendjen aktuale të tyre, kuptohej më qartë kontrasti i madh që ka shkaktuar ky proces i cili do të shënoj kthesën e duhur në luftën tonë të pandalshme kundër pandëshkueshmërisë dhe fenomenit të korrupsionit nëpër dekada”, nënvizon Gjonaj.
Pjesë e takimit ishin pesë anëtarë nga Ministria e Drejtësisë në Moldavi, dy anëtarë të Parlamentit moldav, gjashtë anëtarë të stafit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moldavi, një anëtar nga delegacioni i BE në Moldavi dhe një sërë përfaqësuesish të organizatave të lidhur me fushën e drejtësisë në vendin tyre.
j.l./ dita

Bo-Bo-Bo!
E mori ne qafe Moldavine Kulcedra Etilda Gjoni qe do t’i mesoje pinjolleve te Causheskut si te shijojne jeten ne hotele lluksoze me 10 yje nga taksapaguesit kokpalare
PO PSE NUK E MOREN ME VETE NE MOLDAVI AMERIKANET EDHE SAJE QORRIN PER T’I MESUAR FINTET ENVERISTE SI T’I SHPETOJNE DREJTESISE KAPOBANDAT E DROGES?
Kta nuk jane mire….skandale pa fund si nuk jep njeri doreheqjen xhanem…sepse vijne nga hici