Vargje të nënshkruara
Veteran Qazimi
Është folur më parë
Po flitet dhe tani
Drejtësia shqiptare
Gjakun e popullit pi.
Është shum’ e vërtetë
Drejtësi e politikë
Gjithmonë në harmoni
Me të voglat-të mëdha parti.
Kush bëri para më shumë
Është zor për t’i ndarë
Janë të përziera keq
Lekë, Euro dhe Dollarë.
