Reforma në shërbimet publike, së shpejti miratohet “karta e qytetarit”

Ornela

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti “Kartën e Qytetarit”. Zv.kryeministrja Senida Mesi sqaroi sot, në një takim informal pune, me gazetarë të mediave të ndryshme se kjo është një kartë informuese, e cila do t’ju bëjë të qartë qytetarëve se si ata mund të kërkojnë të drejtat e tyre në institucionet e shërbimit publik.

Në çdo institucion ku merren shërbime publike, këto të drejta do të jenë në një kënd të caktuar, në mënyrë që çdo qytetar të dijë se ku të ankohet dhe çfarë të kërkojë. “Një qytetar duhet të dijë që kërkesa e tij duhet të marrë përgjigje brenda 30 ditëve dhe në ditën e 31-të, nëse ai nuk e ka marrë këtë përgjigje ka të drejtën të ankohet”, u shpreh zv.kryeministrja.

Në një shpjegim të përgjithshëm të mënyrës se si po funksionon Reforma në Administratën Publike, Shërbimin Civil dhe Shërbimet Publike, së bashku me Shefin e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mario Mariani dhe Drejtorin Ekzekutiv të ADISA-s, Lorin Ymeri zv.kryeministrja kërkoi bashkëpunim me qytetarët, në mënyrë që ata të denoncojnë të gjitha pakënaqësitë me emra konkretë për të sjellë një shërbim më të mirë. Nga ana e tij, Shef i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian, Mario Mariani shprehu domosdoshmërinë dhe nevojën që Shqipëria të ketë një administratë të fortë publike, për shkak se një vend që kërkon të anëtarësohet në BE ka të tjera sfida në këtë fushë.

Ai vuri në dukje, gjatë sqarimeve të tij se në raortin e muajit prill është theksuar se ka progres në reformën në administratën publike, por korrupsioni mbetet ende një problem. Mariani tha se BE vazhdon të japë mbështetjen e saj për administratën publike, por duhet që qeveria shqiptare dhe ministritë të hartojnë plane të qarta financimi për të përfituar më shumë nga fondet IPA.

o.j/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Ah ma ne fund e paskan kuptuar se duhet edhe qytetaret te kene te drejta e jo vetem pushtetaret.Mire per keto administrata,po kur dhunohet nje krahine e tere si valbona,si tcia bejne qytetaret kunder vendimit te qeverise,po per taxen e rruges di gje kjo si te ankohen qytetaret per vendimin e qeverise kur shkelet barazia e qytetareve ,mbasi te arxhurat e kukesit nuk jane te arxhurat e Tiranew,po taxat po…
    Allez punoni edhe pak qe te mbrini ne ligjet e evropes se keni halla shume pune

  • Tashme shpetuam , kjo karta magjike do na i zgjidhe hallet!! Kjo eshte te tallesh bizhdilet me kete popull. Pse nuk i kemi ditur te drejtat deri sot? Nei kemi ditur dhe i dime te drejtat tona , po kush po e qeth se ato na jane shkelur e shkelen. POPULLI SHQIPTAR TRIM PUNETOR DHE LIRIDASHES TASHME HALLET MBARUAN , KJO FALE KAR….S.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *