Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, komentoi sot largimin e tetë drejtorëve të shtunën e kaluar teksa tha se nuk ishin aspak të motivuara politikisht.
“Nuk ka gjë të motivuar politikisht, por ligjërisht. Sistemi i burgjeve ka burgje dhe paraburgime. Është një sistem goxha i madh dhe kontrolli i tij nuk është i lehtë”, tha Çuko për Report tv.
Sipas Çukos sistemi i burgjeve në vendin tonë kanë problematika të shumta, një ndër këto është edhe futja esendeve të ndaluara, e për këtë sipas tij është e domosdoshme që të bëhet një reformë e plotë edhe në personel.
“Është shumë e domosdoshme kryerja e një reforme në personel. Reforma në sistemin e burgjeve janë reforma ligjore. Dy ligje. I pari ai për trajtimin dhe të drejtat e të dënuarve dhe ligji për policët e burgjeve. Këta kanë nevojë për ndryshime të thella. Shtylla e dytë e reformës është reforma në personel. Do nisim nga rekrutimi trajnimi mbështetja finaciare dhe ritrajnimi i vazhduar i trajnimit. Këtu ka çaluar shumë puna. Në lidhje me rekrutimet dhe trajnimet.”, u shpreh Çuko.
Ai u shpreh më tej se emërimet në personel, ashtu sikurse edhe për drejtorët, do të bëhet nëpërmjet konkurimit për të shmangur në këtë mënyrë edhe emërmiet politike.

Cfare dmth “ritrajnimi i vazhduar i trajnimit”?