Po bëhet Reformë,
drejtësi të ketë,
dhe kjo nuk ka lidhje,
me emra konkretë.
Ka trokitur ora,
për t’u reformuar,
se sistemi është,
shumë i korruptuar.
Them aspak në mëndje,
mos i shkojë njeriut,
se Reforma bëhet,
kundër xha Saliut!
Që ligji té jetë,
njëlloj për të tërë,
Reforma do bëhet,
sepse duhet bërë!.
Ditën që Reforma,
do jetë e votuar,
askush nuk do dalë,
me pranga në duar!.
Kot e ka me frikë,
zonja opozitë,
se një ligj i tillë,
s’vlen veç për një ditë!
S’vlen veç për një ditë,
dhe as për një muaj,
nuk është kjo Reformë,
gijotina juaj!.
Nuk e dimë vërtetë,
kush ka trembur Lulin,
se qysh në Korrik,
në kryq do ta ngulin!.
Do të ngulin Lulin,
dhe shokun Sali,
po kurrë s’do ndodhi,
një e tillë çudi!.
S’i mbyll dot Reforma,
si me një magji,
njëzet e pesë vite,
me padrejtësi.
Them se do kalohet,
koha e kaluar,
dhe më s’do gjykohet,
çfarë është gjykuar.
Nëse rigjykime,
do ndodhnin vërtet’,
gjyqet s’do mbaronin,
as për njëqind vjet!.
Jo të gjitha çështjet,
në arkiv janë dyllur,
po mirë-apo keq,
të mëdhatë janë mbyllur.
Gjykoj se sistemi,
i sapo reformuar,
do shohë nga e ardhmja,
dhe jo ç’ka kaluar.
Dhe për ç’ka kaluar,
do ketë pretendime,
po nuk mund të prishen,
me mijra vendime!.
Njëzet e pesë vite,
s’mbaron epopeja,
ndaj them se do hapen,
faqe krejt të reja.
Që një vendim turpi,
mos jepet kollaj,
dhe në burg të shkojë,
kush vërtetë ka faj.
Që padrejtësia,
mos kafshojë si gjarpër,
dhe t’i mbushi burgjet,
vetëm me të varfër!.
Nesër as në mëndje,
mos e çojnë shqiptarët,
se do blejnë lirinë,
duke blerë gjyqtarët!.
Nuk them se do ndodhë,
direkt mrekullia,
në kuotën zero,
do bjerë babëzia!
Vetë sistemi i ri,
presion do prodhojë,
vështirë-një gjykatës,
të bëjë si të dojë.
Ndryshon drejtësia,
që do reformohet,
se padrejtësia,
do penalizohet!

gjithe kjo reforme
do te jete nje cudi
do sjell dite te bardha
per shokun Sali
per krimet e reja
do veje litarin
Ne muze do ruajme
Gerdecin ,janarin
dhe kush me krimin
ka ndertuar vila
reforma o miq
u mbjell trendafila
like
O ti, shoku! populli pret një reformë që të ndëshkojë edhe këto që kanë abuzuar tmerrësisht me pushtetin dhe vazhdojnë të sabotojnë çdo gjë pozitive në këtë vend. Dhe them që Amerika e ka më shumë me Sali-babën dhe 40 hajdutët të cilët po s’u ndëshkuan do vazhdojnë ta minojnë përditë këtë vend. Kur na u zbute ti o Duka?
Beni ben si furbo. Gjoja te vere ne gjume Saliun qe ta votoje reformen. Ik o Beni, Sa-lehi e di mire se c’e pret po u be reforma sic duan amerikanet dhe me gjykatesit amerikane ne institucionet e larta te drejtesise.
O SHOKU ARBEN,
SHQIPETARET MENDOJNE SE LUFTA BEHET PER TE SJELLE DREJTESI POPULLIT, E JO PER TE ARDHMEN A TE SHKUAREN E DIKUJT.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, EDHE BAR DO TE HAJE, POR VIJEN E PARTIES NUK E LESHON.