“Ne do e presim me Kushtetutë në dorë Ramën, në sheshet dhe rrugët e vendit, për të refuzuar çdo produkt të njëanshëm”,– deklaronte dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë, ku në objekt ishte takimi i tij me Edi Ramën dhe kushtëzimi për Reformën Territoriale. Në këtë fjali, paralajmëruese të Bashës, bën përshtypje sidomos, përemri vetor i përdorur prej tij: “NE”. Çfarë ka parasysh Basha kur thotë NE? Çfarë mendojnë demokratët kur dëgjojnë Bashën që artikulon “NE”? Mes asaj që ka parasysh Basha dhe asaj që kuptojnë demokratët mund të ketë një diferencë të rëndësishme. DITA prej kohësh është investuar në kontaktimin e zyrtarëve të lartë në PD, funksionarëve të mesëm në këtë parti, në përpjekje për të gjetur receptorë që japin të dhëna mbi situatën në radhët e PD-së, sidomos raportin e lidershipit të Bashës me partinë e vetë. E gjithë situata duket se identifikon shqetësime dhe probleme brenda demokratëve e cila mund të ndahet në tri kapituj kryesorë : 1. Klientela 2. Bllokskema Organizative 3. Raporti me LSI.
Klientela
Nëse nëpër televizione dhe gazeta kryeqendër e aktivitetit politik të Bashës javën e fundit është qëndrimi dhe vendimi i tij për takimin me Edi Ramën, ky realitet i përcjellë nga mediet, mund të mos ketë fare të bëjë me pritshmëritë e vërteta të strukturës së PD-së. Zyrtarë të rëndësishëm në PD, por edhe funksionarë të mesëm të kësaj partie, prej disa muajsh kanë identifikuar një rreth të gjerë klientele të afruar pranë Bashës, që për ta është një tregues pesimist për kryetarin e ri.
Ky rreth klientele është i shpërndarë në tri drejtime, në Bashki, në Ndërmarrjen e Ujësjellësit dhe në SHQUP, tek partia. Një zyrtar i lartë në PD, shpjegoi këtë situatë për DITA-n: “Sinjalin e parë ne e morëm kur pamë organizimin që Basha po bënte në Bashki, në fillim të mandatit të vetë. Ai përdori një skemë që përjashtoi kontrollin dhe ndërveprimin e PD-së me institucionin e Bashkisë. Që në ditët e para të punës së Bashës në Bashki dhe deri më sot që ne të dy po bisedojmë, në Bashki janë tre njerëz që kontrollojnë të gjitha punët. Florian Pustina; Etion Kapedani dhe Taulant Zeneli. Dy të parët dihet, janë prurje dhe investim direkt i Bashës ndërsa i treti, Zeneli, është dhe lidhje farefisnore e tij. Praktikisht nuk ka fare PD në Bashkinë e Tiranës, por ka një rreth vicioz me miq të besuar ose lidhje gjaku, të një personi, që quhet Lulzim. Sinjalin e dytë e morëm pasi PD-ja humbi zgjedhjet më 23 Qershor dhe nisën ndryshimet në administratë. Disa nga njerëzit koifident me Bashën, ose lidhje miqësore direkte të tij si Flamur Gjymyshka, Bernard Çaushaj, Besnik Çobaj, Avdi Mataj, morën me shpejtësi poste në ndërmarrjen e Ujësjellësit të Tiranës ose në Bashki. Nga ana tjetër kjo dukej edhe si një përpjekje e këtyre ish-zyrtarëve për tu dukur si fukarenj dhe si njerëz që kanë nevojë për një rrogë. Nisur nga postet që ata kanë mbajtur, bëhet pak qesharake kjo histori, pasi vështirë që demokratët të besojnë se njerëz që kontrollonin doganat, policinë apo lojërat e fatit, të jenë në pikë të hallit për një rrogë. Është tepër e bukur kjo histori për të qenë e vërtetë”, – shprehet zyrtari i lartë në PD.
Nga ana tjetër të njëjtën strategji Basha duket se po ndjek edhe me personat dhe rrethin e njerëzve që ai po angazhon si kryetar i partisë. “Qarku i SHQUP-it” po etiketohet grupi i bashkëpunëtorëve të Bashës të angazhuar “në punët e partisë” dhe pjesë e kabinetit të tij të ngushtë si kryetar partie.
“Ka një neglizhencë demonstrative tashmë të kryetarit të partisë Basha, ndaj grupit parlamentar, kryesisë së partisë dhe figurave kryesore të kësaj partie në 8 vite pushtet. Basha po punon kryesisht në SHQUP me “shokët e rinisë” dhe po investon mediatikisht njerëz dhe persona që janë instaluar prej tij nga biznesmenë ose botues si prurje ekskluzive e këtyre të fundit. Është gjëja më normale që kryetari i ri të synojë një rifreskim të establishmentit demokrat, por mënyra si e bën këtë ka shumë rëndësi. Ai nuk mund t’i ikë dot me vrap të kaluarës së afërt të kësaj partie, rifreskimi është i mirë, e pranojmë të gjithë, por Lulzim Basha nuk mund të përdorë thjesht makijazhin me emra apo fytyra të reja dhe të na bëjë të gjithëve të besojmë se ai nuk është edhe kryetar i Kastriot Islamit, por vetëm kryetar i këtyre fytyrave të reja. Në fakt, edhe këto prurjet e reja edhe Kaçi edhe garda e ish-ministrave, janë realitete në PD, ndaj Basha duhet të gjejë ekuilibrat, se makijazhi del shpejt”, – u shpreh për DITA, një drejtues i një forumi të rëndësishëm në PD-në e Tiranës.
“Bllokskema Organizative”
Një tjetër aspekt problematik në PD aktualisht duket se është dhe ndarja e punëve. Aksionin real dhe operativ rezulton se e ka ende monopol ‘deputeti’ Berisha, ndërsa dekori i është lënë domen kryetarit Basha. Një zyrtar i lartë i kësaj partie shpjegoi në mënyrë të përmbledhur atë që ndodh realisht me organizimin e punëve në PD. “Në partinë tonë, çështja organizative nuk ka qenë asnjëherë diçka që mund të vinte spontanisht. Në PD është operuar me bllokskemë, me struktura, grupime dhe hierarki të qartë, të cilat siguronin informacion dhe mblidhnin të dhëna në rrugë kapilare dhe më pas e denonconin dhe e shpalosnin këtë informacion po ashtu nëpërmjet një strukture të organizuar. Basha po tregon se nuk ka lidhje me këtë aspekt të PD-së, nuk e ka haberin fare. Në konceptin e tij, mjafton që një informacion, dosje apo skandal të qeverisë ta kesh në tryezë, cakton dikë të dalë në konferencë për shtyp për ta denoncuar dhe puna quhet e mbaruar. Në fakt funksionon komplet ndryshe, ndaj dhe ‘Doktori’ po organizon dhe kontrollon personalisht të gjithë skemën e funksionimit të kuadrove për mbledhjen e informacioneve dhe analizimit të situatave problematike, pasi Basha ka disa muaj që ka shfaqur limitet e veta në këtë aspekt. Madje dhe shumë mbështetës së tij kanë pakënaqësi, janë deputetë që kanë punuar me skemën e Berishës dhe që nuk e durojnë dot mënyrën e paorganizuar të drejtimit të punëve nga Basha”, – shprehet i njëjti burim.
Përpos mangësive të Bashës në organizimin e punëve, duket se një problem serioz i tij është kontrasti i fortë mes këshillave teorike që i vijnë nga rrethi i tij i “Qarku i SHQUP-it” dhe urdhrat që merr dhe i zbaton nga “shkolla tradicionale” e Berishës.
“Situata shfaqet edhe komike ndonjëherë, pasi këta “çunat e SHQUP-it” kanë me merak tonet e buta dhe fjalorin e moderuar. Kur u ndodhëm në një mbledhje të nivelit të lartë në PD, gjatë periudhës së valës së shpërthimeve me tritol, dikush pranë Lulzim Bashës hodhi me lezet idenë në tryezë se ndoshta do ishte më mirë për PD-në të ofronte mbështetje morale për policinë pasi problemi cenonte gjithë qytetarët. Por ndodhi që Berisha ia preu shkurt se kjo ishte diçka e pakonceptueshme dhe të gjithë e morën mesazhin. Ua dhashë këtë si shembull, për të treguar se përtej defekteve në organizim, Basha dhe rrethi i tij, kanë një autoritet të shpërfillur për çështje bazike, që normalisht janë dhe çështjet që latojnë figurën e kryetarit”, – u shpreh zyrtari i lartë demokrat.
Një ditëlindje si tregues
Shfaqen tejet interesante sidomos komentet dhe përshtypjet mes radhëve të demokratëve mbi festën e ditëlindjes së shumë komentuar të kreut të LSI-së, Ilir Meta. Mes demokratëve kjo temë ka shumë “piper”, jo vetëm për shkak të një bashkëpunimi katër vjeçar me LSI-në dikur, por edhe për vetë faktin se kryetari aktual Lulzim Basha, së bashku me një grup njerëzish pranë tij, ndajnë një raport miqësie dhe simpatie të ndërsjelltë me Metën ndër vite. Në fakt, Basha ka shfaqur qëndrimin e vetë në lidhje me këtë festë në dy raste, së pari me mos prezencën e tij dhe më pas me një deklaratë publike ku e quajti ‘provokacion’ këtë festë. Gjatë fushatës për garën e kryetarit në PD, ku Basha konkurronte përballë Olldashit, ky i fundit, jo pa qëllim përmendte “gabimin me LSI-në” si tezën e vetë kryesore. Basha, konkurrenti përballë, ishte shumë i identifikuar me LSI-në. Por së fundmi, Basha ka nisur një tjetër lloj diskursi publik ndaj LSI-së, duke e atakuar rregullisht këtë parti, njësoj si me PS-në. Ndonëse ka ndryshim kursi, demokratët sërish mbeten skeptik ndaj kryetarit të tyre në këtë pikë, pasi të gjitha të dhënat tregojnë se Basha, kur ka pushtet, si në rastin e Bashkisë, njeh vetëm lidhjet dhe linjat “shoqërore personale” dhe e ka shumë të theksuar këtë aspekt. “Ajo deklaratë për provokacionin e ditëlindjes, ishte diçka, por u duk sikur Basha më shumë ishte i detyruar të artikulonte në atë mënyrë se sa ishte duke e menduar vërtetë atë që shprehte. Ne e dimë të gjithë se si reagon PD-ja me “vaskat e floririt” dhe “mamuthët” kur të vendos realisht në shënjestër. Pra, nuk bind. Nga ana tjetër, ky reagim i vakët mund të mos jetë i lidhur vetëm me raportin Basha-Meta, se i kompleksuar mund të jetë dhe vetë Berisha. Të përmendësh Gjirin e Lalzit ndërsa je duke denoncuar si demokrat nuk është diçka e thjeshtë. A nuk është vetë Argita Berisha ajo që e bëri të njohur “Gjirin e Lalzit”? Në këtë aspekt, Basha dhe Berisha ndjejnë siklet njësoj, por ama për demokratët e thjeshtë, ky lloj qëndrimi dhe kjo lloj heshtje është e pakonceptueshme. Demokratët e thjeshtë nuk kanë vila atje dhe nuk duan t’ia dinë për arsyet e Dyshes”, – tha dje për dita i njëjti burim nga selia blu.
KLIENTELA BASHKI-UJËSJELLËS-SHQUP
Klientela në Bashkinë e Tiranës
Florian Pustina
Etion Kapedani
Taulant Zeneli
Klientela në Ujësjellësin-Tiranë:
Flamur Gjymyshka ish-Drejtor i Doganave për 6 vjet, është emëruat Shef Njësie në UKT Tiranë
Bernard Çaushaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës është emëruar Shef Njësie në UKT Tiranë
Besnik Çobaj, ish-Drejtori i Lojërave të Fatit, është emëruar Drejtori i Shitjeve në UKT Tiranë
Avdi Mataj, ish-Drejtor i Pasurive të Sekuestruara nga Shteti, Drejtor në Bashkinë e Tiranës
Klientela në SHQUP, në parti:
Glori Husi
Enkelejd Alibeaj
Eris Hoxha
Artan Hoxha, analisti
Grida Duma
Fatbardh Kadilli
En(n)o Bozdo
Kreshnik Çollaku
Gerti Bogdani
* * *
Basha: Nuk ka takim, NE do protestojmë me Kushtetutë në dorë
Gjatë një interviste të dhënë dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon Kryeministrin Edi Rama se refuzoi konsensusin me opozitën. Basha thekson se letërkëmbimi që pati me kreun e Qeverisë, i jep fund demagogjisë se opozita refuzon konsensusin.
Nuk do të ketë një takim mes jush dhe z. Rama?
Mendoj se përgjigja e djeshme e z. Rama është vetë shpjeguese në këtë drejtim. Qëllimi i letërkëmbimit, gjykoj se ka qenë reforma territoriale-administrative. Kushti i konsensusit i vendosur nga praktika 23 vjeçare dhe nga kushtetuta e Shqipërisë është refuzuar nga kryeministri Rama. Mendoj se kjo flet vetë për qëndrimin që z. Rama ka për konsensusin, në veçanti për reformën dhe natyrisht edhe për dialogun.
Kryeministri tha se mazhoranca do ta miratojë e vetme reformën territoriale. Në rast se kjo gjë do të konkretizohet me votat në Parlament, cilat do të jenë hapat e mëtejshëm që do të hedhë opozita?
Reforma territoriale-administrative për nga vetë natyra që ka, nuk mund të kalojë pa konsensusin e palëve në Parlament. Nuk ka ndodhur kjo në 23 vite demokraci dhe nuk mund të ndodhë në vitin 2014, teksa vendi troket për hapat e mëtejshëm drejt integrimit në BE, një ndër kushtet kryesore të së cilit është bashkëpunimi politik, konsensusi për çështje madhore, qëndrueshmëria e institucioneve dhe reformave. Ne do të vijojmë të këmbëngulim tek konsensusi, të këmbëngulim tek respektimi i standardit të konsensusit, tek respektimi i kushtetutës. Uroj që mazhoranca të reflektojë. Përndryshe ne do e presim me kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e vendit për të refuzuar çdo produkt të njëanshëm, si të dëmshëm, të padobishëm, të pavlefshëm për demokracinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë.
Në fakt, janë disa vendime të gjykatave që nuk zbatohen nga mazhoranca. Çfarë do të bëjë opozita në një situatë të tillë?
Moszbatimi i vendimeve të gjykatave është vetë-paditja më e madhe që kjo qeveri i bën vetes në kuadër të praktikave të saj antidemokratike. Për çdo vend demokratik është absurde, kur qeveria e vendit refuzon të zbatojë e të respektojë vendimet e gjykatave, siç janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat zbatohen e nuk vihen në diskutim, siç janë vendimet e formës së prerë të gjykatave të tjera të vendit. Ky është një ndër aspektet shqetësuese të keqqeverisjes dhe cënimit të standardeve demokratike nga shumica Rama-Meta. PD e ka denoncuar dhe vazhdon të denoncojë moszbatimin e vendimeve të gjykatave, si një kambanë alarmi për shtetin ligjor dhe demokracinë në vend. Ne kemi përdorur dhe do të vazhdojmë të përdorim të gjithë hapësirën institucionale në Parlament dhe institucionet e tjera të vendit, për të insistuar që themelet e shtetit ligjor, duke nisur nga vendimet e gjykatave të zbatohen e të respektohen pikë së pari nga mazhoranca. Por ne do të vijojmë t’u drejtohemi qytetarëve, sovranit të vërtetë në këtë vend, sa herë që të zgjedhurit me votën e tij refuzojnë t’u binden rregullave të lojës që ai ka përcaktuar e që janë kushtetuta, shteti ligjor, vendimet e gjykatave. (Marre nga TV KLAN)
Baze: Intervista tregon se Basha po përgatit bojkotin e zgjedhjeve lokale
Në shënimin e tij redaksional mbrëmjen e djeshme në “TemA”, Mero Baze ishte fokusuar në interpretimin e kësaj interviste të dhënë nga Basha. Për Bazen qëndrimi i Bashës është një e dhënë orientuese se ai është duke përgatitur bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në vijim të këtij argumenti Baze shkruan se:
“Në intervistën e tij në TV Klan ditën e premte, ai e shprehu qartë vendimin për të mos marrë pjesë në reformën administrative, dhe paralajmëroi protesta dhe bojkot në rast se ajo miratohet pa pëlqimin e opozitës. Kjo është në të vërtetë skema që të çon tek bojkoti i zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm dhe shpëtimin e nderit të Lulzim Bashës si kryetar, që nuk çon dot në fitore Partinë Demorkatike.
Veprimet e tij të kohëve të fundit, ideja se ai është dakord të negociojë për reformën, ka të bëjë me vendimin e tij të qartë, që ai nuk do të bëhet kjo reformë, dhe se mospjesëmarrja e tij në reformë do të jetë njëkohësisht mospjesëmarrje në zgjedhje vendore”.
Hikni mor kriminela se po dolet ne shesh pluhur do ju bejme, jemi te pregaditur qe ate qe nuke po e ben drejtesia dhe shteti ndaj jush do ta bejme ne populli….vetem provoni dhe dilni aty tek 21 janari do ua kendojme kengen.
Mos e krruani me 21 janarit ju kriminele te kuq se me ate moret pushtetin
E kemi thene edhe me pare se tragjedia e 21 janarit 2011,nuk nis e mbaron ate dite,por ka patur nje skenar te pregatitur me kujdes per muaj me radhe,nga Rama me bashibozuket e tij politike dhe mediatike.Dita e 21 janarit eshte epilogu i tragjedise se paralajmeruar kohe me pare.
Ne te gjitha protestat e para 21 janarit,opozita socialiste dhe alettet e saj,benin thirrje per revolte,per permbysje me dhune,per gjak,ku ia vlente edhe te beheshin kurban me mijera e mijera shqiptare.E per kete silleshin shembuj nga vendet e Lindjes se Mesme,revoltat e pergjakshme atje.Por duhej nje “casus” nje sebep.Edi Rama,ku psikopat totalisht i papergjegjshem,perdori ckishte mundesi e c’i pillte mendja perverse e kriminale,per te provokuar kete “casus”.Por,prape mungonte si te thuash shtytja finale.Dhe kjo,erdhi nga videoregjistrimi Meta-Prifti.
Ne bashkepunim kriminal me median e tij,ai pergatiti skenarin tragjik,aq te enderruar per te permbysur pushtetin me dhune.Nga njera ane ,me ane te medias dhe gazetareve e analisteve bashibozuke si Balla,CAKALLI,,Nano,Baze e&co,ai pergatiti opinionin publik per gjemen qe do ta priste,duke e yshtur ate ne nje urretje dhe zemerate ndaj korrupsionit te Ilir Metes.Nga ana tjeter,ai me ndihmen ,sidomos,te Sajmir Tahirit,mbledh 200-300 kriminele te hurit e te litarit,me qellim pergjakjen me cdokusht e cdocmim te protestes,te cilen edhe e arriten.
Vini re se c’mbrapeshti e njohur kuterbon nga shkrimet e gazetareve te llogorevesi ne kete artikull gjysem anonim!Eshte e njohur,sepse,kemi 5 dekada me radhe qe jemi ambientuar me te;per gjysemshekulli ,shqiptaret,duhej te besonin se komunistet ishin viktimat e pafajshme,kurse te tjeret kriminelet;duhej te besonin se ata qe e shkuan nje popull ne sater me dekada me radhe,ne fakt na qenkeshin viktimat e perhershme!
Dje,Kete e kane bere baballaret politike e biologjike te kocove,merove dhe thaneve ;sot,kete qenef-propagande e vazhdojne paturpesisht bijte e tyre .
Sot gazetare mercenareqe kane mbushur shtypin ekstremisht te majte , qe perbejne detashmentin e kuq te medias,ata qe ideuan,organizuan te paren demostrate fashiste ne Shqiperi,i konsiderojne paturpesisht si viktima apo heronj-viktima,duke e cuar ne skaj cinizmin ndaj viktimave te verteta qe as nuk ia kishin idene se c’skenar te kobshem kishte pergatitur per ta krimineli-psikopat Edi Rama me ndihmen e pakursyer mediatike te zuzareve mediatike,te kesaj garbule te gerditshme qe lane si trashegim baballaret e tyre kasape.
Po ju ftoj vetem te perpiqeni te imagjinoni per pak keto komentuesit e rrjedhur te kesaj gazete te ekstremit majte,sesi do te ishte ne kohen e baballareve te tyre,ne ate te diktatures.Mundohuni pak,dhe jam i sigurte,qe te gjithe paperjashtim,nuk do ta keni aspak te veshtire,ta identifikoni me cilindo prokuror te zellshem te asaj kohe,me cilindo hetues te pameshirshem te diktatures.
Diskursi i tij,fraza e tij,konstrukti i tyre, te sjell ne mendje pikerisht ata kriminele qe c’nuk i bene ketij populli.
Eshte gjuha e urrejtjes se paskaj.Eshte gjuha e dhunes.Eshte gjuha qe kerkon gjak,qe kerkon shpagim.Eshte ajo gjuhe kriminale qe yshti njerezit e thjeshte drejt nje pergjakje te llogaritur me kujdes.Eshte gjuha kriminale,nje nder pergjegjesiset kryesore te krimit te 21 janarit te ideuar nga Edi Rama,dhe organizuar edhe me ndihmen e mercenareve mediatike si Eli, pab-uksi ,pellumb oficeri dulles apo ndonje tjeter nga armata kuqe.
Gjuha e urrejtjes se paskaj eshte gjuha e komentuesit ‘eli’ apo ky ADECI ketu poshte kembeve te mia.Eshte gjuha e dhunes.Eshte gjuha qe kerkon gjak,qe kerkon shpagim.Eshte ajo gjuhe kriminale qe yshti njerezit e thjeshte drejt nje pergjakje te llogaritur me kujdes.Eshte gjuha kriminale,nje nder pergjegjesiset kryesore te krimit te 21 janarit te ideuar nga Edi Rama,dhe organizuar edhe me ndihmen e mercenareve mediatike si Eli Adeci dhe Zaimat e dites
Vendi nuk qeveriset me konsensus por me vota or Lul leshi. Konsensusi eshte pazar, me jep, te jap. Na ruacin votat qe i dhame qeverise po u priti kur tu ngrihet loqja juve. Na paska dale konsensusi ne mode tani qe rate nga fiku, ku e kishit deri dje kete vullnet kaq te madh per kete te shkrete konsensus. Por me ju lumte juve kur ja u zgjatin dhe u luten.
Keta duan thjeshte te mos behet reforme territoriale keto 4 vjet. Se po u be, e kane te humbur davane. Po u shkrine komunat e vjetra nuk vjedhin me votat fshatrave dhe PD-ja kthehet ne OJQ. Deri tani kane vjedhur votat rurale dhe kane qeverrisur ne kryeqytet.
Se ndryshe nuk shpjegohet ndryshe se pse PD-ja thote qe per reformen duhet konsensus por ne nuk vijme te bejme konsensus.
Po qe se Rama nuk ben reformen territoriale ben gabimin e jetes se tij. PD-ja le te dale ne shesh. Kujt i plasi?
Tung,
Blendi
po ky kerkon qe ne parlament te kete 70 vota qe te barazohet me te majten??ate qe s’ja dha populli po e kerkon me ngulm te behet i barabarte e te vendose apo te bllokoje dhe ky….e bukur o lul..
Shikojini KETA TE DY ne foto o milet dhe hapni syte se KETA TE DY ju kane vjedhur si magjyp hindie ne rrugen Durres-Kukes ne shuma qe maten me qindra milione USD dhe as qe plas fare por kerkojne KONSENSUS.
Shikojini KETA TE DY ne foto o milet dhe hapni syte se KETA TE DY kane vrare dhe masakruar njerez te pafajshem si kriminele mafioze gjakatare dhe as qe i plas fare por kerkojne KONSENSUS.
Shikojini KETA TE DY ne foto o milet dhe hapni syte se KETA TE DY si jane kopje apo SOZI te Enver Hoxhes dhe duan t’ju mashtrojne njesoj si Enver Hoxha per te vazhduar Kauzen Bolshevike te Partise se Punes per ta transformuar Shqypnine si nje CIFLIK personal te familjes mafioze Berisha, njesoj sic e kishte bere ANTIKRISHTI Enver Hoxha per 50 vjet me radhe.
Shikojini KETA TE DY ne foto o milet dhe mos beni qef, por thirini trunit dallkauk kur te zgjidhni BOSAT qe do te drejtojne shtetin.
5* !
+ 2 hallall, vlla!
—
Vec per ate “Vendi nuk qeveriset me konsensus por me vota…”
nese kjo gazete do kishte nje rubrike “thenia e Dites” nga Postimet – per mua do ishte kjo qe ke thene!
—
Sa me shume njerez te “shpojne tullumbacen” e kesaj Farce – te Quajtur Konsensus dhe kur/pse, Opozita do pyetur dhe Qeveria ti marre miratime… me shpejt do varroset ky koncept:
1) Naiv (eshte idiotik qe ne gjeneze. Qeverisja, urdherat, manaxhimi, kostot, prodhimi, llogari-dhenia e Pergjegjesia; s’bazohen ne Konsensus)
2) Tinezar (Une s’te jap konsesus, te “bej gjemen e jam destruktiv}
3) Shkatrrimtar (per me teper, i bej thirrje RRUGES te dale ne protesta se Ti nuk do Konsensus = je teper i keq!)
Adeci i nderuar, te kam borxh nje “postim me te plote” kur te kem kohe me shume, vetem per kete 🙂 Thnx!
Opozita ngaterron konsensusin me hierarkine patriarkale te amullise nga e cila nuk di te dale me konkluzione te qarta politike per zhvillimin e reformave jetesore te vendit. Edhe njehere po vihet perballe opinionit te aleatit kryesor dhe strategjik te integrimit te vendit SHBA, duke e futur veten ne skutat e nje mbeturine politike te diktatures enveristo-berishiste. Hapja e dialogut per hir te opinionit publik, nuk nxit pjesemarrjen ne sheshet tashme te mirepaguara militantesh antimitingashesh te nje regjimi te permbysur diktatorial
Ne nuk i kemi dhene votat per kompromise me Ali Baba saliun dhe 40 kriminelet e hajdutet e cetes se tij. Mazhoranca i ka votat per te maree te gjitha vendimet e duhura per nxjerrjen e Shqiperise nga varri ku e futi ceta e Al Kaedes Tropojane.
KUJT I PLASI SE KU DO SHKOSH TI NE TE SEMS NUK KE SHKUAR
Tamam ,e kujt i plasi???????
E konsideroj lajm te mire mos-humbjen e kohes ne takime shterpe me
kusar-pushtuesin e Bashkise se Tiranes,me vrasesin e 21 janarit,me hartuesin dhe nenshkruesin e marreveshjes puthadore per tjetersimin e kufirit te Shqiperise,me kusarin e dokumentuar te jo me pak se 220-milion eurove te rruges Durres-Kukes,me,,,,,,
Dakort, dil, po me cilet, furgonistet kan ra squk tani, bashkija se mush as 200 vet edhe me i nxjerr me zor, edukatoret e kopshtit, kan fillu mos me ta var.
Po , besa e gjyshit me na bo thirrje dalim, po e mbajti fjalen, qe ket rradh sdo demonstroje me Zhozin, po te futet ne mesin tone, sa ta perkedhelim pak.
Dalshi menç, more shkijet e Tiranes! Po nuk jeni zgjedhur ju te PD si opozite per te dale ne shesh kunder Qeverise shqiptare por per t’i koordinuar punet me Qeverine per te miren e popullit dhe atdheut shqiptar!…
Haram buka e Shqiperise!
DRENICA E KUQE
T’emen,bre…ja ku u shpalosen “gangot” e PD-se kriptokomuniste qe jane mesuar tere jeten me ne krye mushken xanxare,Salahudin Berishen dhe e ndjekin akoma, megjithse i eshte bere qafa si bisht prej gjymi , surrati si flete e thare duhani dhe hunda si tra qymezi nga ku kakarit kendezi Lulezim!
Po te ishte per Edi Ramen vete, do ta groposte doktor rrumpallen shtate pashe nen dhe, se eshte djale trim (megjithse eshte kaurr) , pasi edhe po t’i vesh njeri mbi tjetrin Salihin ,Zenin,Lirine e Argiten nuk e arrijne dot! Por e drejta eshte ne anen e tij, pasi maloku i paburre e i pabese e ka share boterisht ate vete,nenen e tij e familjen e tij te nderuar me fjalorin me te qelbur e halabak qe permban gjuha shqipe.Dhe nje gjyqtare maskareshe e zorzope,ca nga frika e ca nga ryshfeti, nuk e denoi Salihin as te pakten me nje gjobe!
Perpos kesaj ,banditet mamurras te PD-se te frymezuar nga Salahudini “antikomunist” frikaman e pordhaman e masakruan barbarisht Edin me leva kokes, ne nje rrugice te erret te Tiranes,tepke si gestapovistet naziste! Vetem Zoti i madh e shpetoi nga vdekja Edin!
Duhet ditur se Edi e mori kete maxhorance te fuqishme me ndihmen e Ilir Metes ,nje rrufjan politik i mirefillte, me procese gjyqesore per korrupsion te “fituara” nga gjyqtare e “eksperte” qe do te pergjigjen dikur para ligjit,… pa asnje profesion legal, nje cilimi politik qe e fundosi dy here me radhe Partine Socialiste (mos kujtoni se edhe kjo eshte ndonje parti e dashur e pa mekate madhore)!
Kur Salih Berisha para 2005-s shpiku nje fare KOP-i,e veshi lekuren e qengjit politik, megjithe makabritetin tragjik kur u shemb shteti shqiptar me 1997-n per faj te ketij krimineli politiko-ordiner,e megjithe grushtin e shtetit te 1998-s,ku hordhite pedeiste te Salahudinit sulmuan me tanke e pushtuan kryeministrine ,Televizionin e vetem shteteror,e vetem nderhyrja e “nderkombetareve” te dyshimte e te vonuar e shpetoi vendin nga nje Pinocet i dyte,…atbote dolen shume politikane e analiste mediash, midis te cileve shquhej edhe Mustafe Nano qe trumbetuan se Salihi ka ndryshuar!!!
Tani, prape po keta politikane e analiste qe ngjasin taman si “Sindikatat e verdha” me ne krye Mustafen,trumbetuan se po nuk u bashkuat me Meten ,mbajeni edhe nja tridhjete e pese vjet mbi kurriz monstren plak e te dale nga kondaku, Salihin!
Ja mo i kini bashke, …fituat edhe zgjedhjet me plebishit kombetar derrmues e prape po ju kercenon e ju shan mu ne mes te parlamentit ,me regjister shtepie maloku i pamposhtur me koken si bastun prej shtrigu e ciraku i tij, nje “parveny” i rendomte Hollande,tepke si steke e ndonje bilardoje te pa licensuar!
Ju do beheni kandidate per ne Unionin Europian me Salihin neper kembe, qe eshte per ne burg?
Po,…do te fluturoni nga catia ne oxhak!
Ke 15 vjet qe i sherben SERBISE mor klysh. Dosjet tuaja dhe e plehrave te LDK_es kunder UCK_es po ua nxijne jeten atyre qe nuk kursyen jeten per Atdhe.. Gezojuni parase dhe tradhetise ndaj Atdheut por do ti lani nje dite. Ju shofte fara pjelle e ndyre.
Banda e cubave do dale ne shesh.boll ju kemi pare o spiune telliqur per 23 vjet.Kam nje propozim dilni andej nga Dajti se per ne shesh nuk i beni 200 vete.
po vetem per te keqia ju ka sjelle zoti juve o pediste te qelbur
Kryetari i PD-s Lulzim Basha te mos “kercasi dhembet” dhe te bej thirje per te “pushtuar sheshet” por te perfshihet ne nismen per ta bere sa me te sakt reformen administrative se ajo nuk behet as per Ramen dhe as per Sali Berishen por per nje te arthme te Shqiperise europiane.
Konsensusi
_________
I.
Marreveshje, dakortesi, koperim, perfshirje, bashkepunim e ne fund nje Koncept Egalitar. (Fr – egal, Angl – equal, Shq – barabarte) Egalitarizmi preferon “trajtim te njejte nga/per te gjithe” Doktrina Egalitare ka dy aspekte: (1) Filozofike – njerezit kane te njejta te drejta civile, ekonomike, sociale e politike; e duhen trajtuar njesoj. (2) Sociale – decentralizimi i pushteteve e heqja e pabarazise ekonomike ne mes tyre. Disa arrijne deri atje sa ta quajne Egalitarianizmin si barazi qe reflekton Gjendjen Natyrore te Njerezimit.
II.
Nocioni i “Barazise apriori” kuptohet lehte, por Barazia eshte me teper nje term-njerezor sesa fenomen organik qe haset ne natyre; pra na duhen ca “metoda totalitare” per t’ja arritur kesaj. Fillon me te “qenit te forte e rebel” nga vetja, pastaj duke “shtypur opoziten ndaj gjithshkaje te te shkon kunder” derisa i shtrin metastazat drejt nje doktrine “mbusha-mendese”, me turperim e mendim-grupal, qe kalon ne nje gjendje Fashistike. Konsensusi, e Barazia ne vetevete, eshte gjendja me supreme e (1) kolektivizmit perjashtues (2) kundershtise ndaj idese tone; te dyja keto ngelen treguesit e qarte te diktatures te mendimit. (thuaj fashizem/ komunizem.)
III.
Duke perjshtuar ato qe besone se Marksi “vlen dhe sot” e Darviznimi Social tashme eshte nje relike antike, dihet se “Origjina e Specieve” nga Darvini ne menyre kronologjike pati me shume sukses se “Manifesti Komunist”, keshtu dhe nga ana “historike”. I pari ka qene vezhgues me i mprehte i fenomeneve natyrale se i dyti. Une besoj se Natyra eshte amorale dhe hierarkike; dhe ketu ndaloj. S’mund te kaloj ne nje hap illogjik nga ky perfundim tek lutja/perulja ndaj “apelit qe ka natyra” duke pranuar qe kjo eshte gje “e mire” Thjesht, eshte. Eshte sic eshte. Ne sensin, “as mire e as keq” sic themi 1+1=2 pavaresisht deshirave tona.
IV.
Nese do e “distilonim” politiken si beteje ndermjet Barazise e Hierarkise, duket qarte se hierarkia evoluon ne forme me natyrale, e do ishte mendjelehtesi, ne fund fare me pasoja katastrofike, te mundohesh ta ndryshosh kete ne emer te “Konsensusit”. Pra, nese Hierarkia eshte Gjendje Natyrale, s’ka nevoje ta pohojme Ne, natyra kurre s’ka pasur nevoje per aprovimin e njerezve. Kur Natura eshte Hierakike, “s’duhet konsensus” e ne fund fare, asnje projekt i madh a i vogel s’arrihet me Konsensus. Vete njeriu, mendimi, deshira e interesi i tij, nuk jane Uniform. Sa me shume te hapet “grupi” shtohet kundershtia; e vetmja forme qe ka ngelur (demokratike) eshte Perfaqesia e zgjedhur nga ne, (me vota) qe qeveris me nje mandate te caktuar.
08:15 29/03/2014
P-II. Boys, behave.
________________
I.
“Cuna silluni mire” na duhet Konsensus!! Ligjet i bejne njerezit, e njerezit kudo ne bote kane ngjashmeri e kufizime. Mbi 20 vjet, ne Politiken Shqiptare, i meshohet Konsensusit. Ju kujtohen “termat e rinj” qe vertiteshin pa kuptim ne “ajrin e Kuvendit”, e nje popullate e tere, “e pangrene por me shpresa” ushqehej me Koncepte Virtuale. Shkopi Magjik i Konsensusit e “si behen punent ne Bote, o’vllaje” tunden, akoma, dhunshem. (1) nga politike-beresit Shqiptare. (2) nga perfaqesuesit e huaj. (A) te paret kurre se kane arritur konsensusin. (nje marreveshje banale-e perkoshshme, s’eshte konsensus) (B) te dytet kurre sa kane pasur Konsensusin (afat-gjate) ne Politiken e vendeve nga Vijne. Kush na kerkon Konsensus? Z. Arvizu?! Pse nuk shkoi te “Capitol Hill-i” te pajtoje Demokratet me Republikanet, kur paralizuan Poliken e Qeverine!? Z. Sequi? Me mire mos ta banalizojme me, sigurisht Konsensusi nuk ekziston ne natyre e jete sociale, por te shkruash “Konsensus-Italian” ofendon inteligjen e cdo lexuesi. Na mbytem me “keshtu ben Bota!” ja pra, tani jemi ne Bote, le ta themi Publikisht: Politika Boterore, ne te gjithe Boten, eshte as me shume e as me pak; Hipokrizi, Rrugaceri, Mafiozitet, Poshtersi, Vjedhje; e mbyshur me “sociopate, psikopate, megalomane e personalitete te tronditura; vec me deshire per pushtet”, ne vetvete gjeja e fundit qe keta perfaqesojne eshte “Konsensusi”… Por ne rradhen e rutines te gjerave, ne disa vende ka Zbatim Ligji e Opinion Publik, ne disa nuk ka.
II.
Kur Presidenti Klinton pa nje séance te “Prime Minister’s Question Time” ne Britani i beri shume pershtypje, e filloi ta ndiqte rregullisht ne TV. Para 2-3 dekadave ka qene dy here ne jave. Xhorxh Bushi, i vjetri, pat thene: “s’mund ta perjetoj dot nje eksperience te tille.” Pyetjet Ndaj Kr-Ministrit behen direkte e zgjasin 30 min, eshte beteje dhemb-per-dhemb me Liderin e Opozites e anetaret e “kabinetit ne hije” (shadow-cabinet) pastaj ka pyetje nga deputete te tjere. Kjo ndodh cdo te Merkure ne mesdite. Toni Bler gjate ketyre seancave dy here ka menduar se po kalon infarkt, jane aq te tensionuara. Kur jane transmetuar per here te pare ne kohen e Xhon Mexher, TV kishte urdher te mos jepte reagimet e deputeteve, (rrugaceri e papare ) se do skandalizohej publiku.
III.
‘Shtepia e Komunave’’ eshte modeluar te “koristet e kishes” qe rrine perballe njeri tjetrin, kjo sjell nje atmosfere shume kombative. Dikush thote qe distanca mes dy grupeve eshte sa dy shpata te zgjatura maje-me-maje, por i vetmi person qe i lejohet shpata brenda eshte Shefi i Sigurise. (Serjeant-at-Arms.) Jo cdo njeri mund te behet Deputet, (MP – member of parliament) nese ke certificate falimentimi, je denuar per tradheti, vepra penale ose probleme mendore nen ‘’mental health act’’ (mjaftojne dy specialiste) nuk kualifikohesh per te qene perfaqesues popullor Kur Parlameti eshte ne session ka Atmosfere klaustrofobike, dhe bosh prape duket shume e vogel (kam qene brenda/ka dite qe lejohet publiku) e nuk i ze te tere. Nga 650 deputete ka vend per 427, kush vjen vone rri ne kembe tek dera. Ka pasur incidente te ndryshme ,por me i famshi ngelet ne 1642 kur Mbreti Carli i I-te ne krye te nje detashmenti te armatosur hyn ne kuvend dhe arreston 5 deputete per “akt tradhtie.” U konsiderua si thyerje e privilegjit te perfaqesuesve te popullit, qe atehere Monarkut nuk i lejohet te shkele ne Parlament. Dhe ne Hapjen e pervitshme te tij ka nje ceremoni “ qe ja kujton kete” Nje zyrtar i dhomes e Lordeve (usher of Black Rod) vjen te hyje brenda, deputetet ja mbyllin deren ne fytyre ne menyre ceremonniale 3x; pastaj e ndjekin te degjojne fjalimin e Mbretreshes ne Dhomen e Lordeve.
IV.
Procedimi eshte i ngjashem me ‘shkollen e vagabondeve’’ vazhdon bertitje, nderprerje fjale, insinuata etj-etj. Por s’lejohen fyerje personale-familjare, gjeja me e palejueshme eshte te quash nje Koleg Genjeshtar. Zhurma e rremuja nga 600 vete brryl me brryl (kur cohen ne kembe) te shurdhon, perplasin kembet, bertasin e ngrejne duat lart ne proteste. Ja si e pershkruan Toni Blain ne Memuaret e tij: “Gjate kohes time si Kr-Minister, PMQ-s ishte eksperienca ime me nerva-shkaterruese; me konfuzion total, thonje-ngrenese, ngaterrim zorresh, prurese-terrori qe te hiqte trimerine, ne menyren me absolute. E dini ate skenen tek Marathon Man, kur doktorri djallezor Nazist i luajtur nga Lorenc Olivieri shpon dhembet e Dustin Hoffman? Rretth 11.45 ne mengjes te cdo te Merkure, une do kisha nderruar PMQ’s per 30 minuta te tilla.
V.
Z. Basha sot, (si z.Berisha dje, si z. Nano pardje) po perdor nje Histeri-Hipokritike qe eshte Destruktive ne jeten e nje vendi. Politika dhe Parlamentarizmi jane Lufte e perditshme ne Qeveri e Parlament. Konsensusi eshte i pa-arritshem. Nese nuk punojne dot “nen stres” e ne opozite me durim e pergjegjesi; atehere te Jape Doreheqje” e mos tentoje te krijoje rremuja te pa-pergjegjshme me Iluzione e Fjale utopike qe nuk i pergjigjen 1) natyres. 2) jetes 3) politikes. 4) botes!
@ Dita, jo se ka ndonje gje te madhe a te re ne keto fjale, eshte postim i thjeshte; por ndihuni te lire ta ri-vini sa here qe perdoret “termi Konsensus” ne artikujt tuaj pasqyrues; disa e Kuptojne Konsensusin si “thyerje dyeresh me arkivole” e disa si “bej ate qe dua une”. Ky post eshte “premtimi i djeshem tek anterati i nderuar Adeci” e per dicka qe kam lexuar nga “plaku i vlores” KETA JO VETEM PO NA RRJEPIN POR NA MARRIN DHE PER Budallenj. Per ~25 vjet, ja nxine jeten nje vendin dhe me paftyresine me te madhe duan “konsensus” ndaj nje Qeverie qe nuk ka asnje vit ne Pushtet!?
08:33 29/03/2014
Sa i bukur ky cifti; Po keta te dy flejne bashke??
pirth se lirohesh luli vockel