Në një takim me përfaqësues vendorë në vend Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vlerësuar se situata në vend është tejet e rënduar. Kryebashkiaku Basha u ndal dhe në çështjen shumë të debatuar aktuale, reforma administrative-territoriale. Sipas tij, asnjë reformë nuk duhet të nisë pa konsultime me qytetarin, ndaj në këtë pikë, tha ai, do nisin konsultimet me cdo nivel vendor e qytetarë për reformën territoriale. Basha theksoi se mazhoranca me reformen territoriale po i vë shkelmin marrjes se statusit. “Reforma territoriale që është reformë elektorale që është dhe reformë qendrore nuk mund të hedh asnjë hap përpara pa rivendosur konsensusin e plotë në çdo hallkë të vendimmarrjes midis mazhorancës dhe opozitës. Sot nga pikëpamja e bashkisë më të madhe në vend, dhe vendorëve dua t’u përcjell atyre një mesazh tjetër qeverisë Rama-Meta. Transparenca, gjithëpërfshirja dhe llogaridhënia është kusht i domosdoshëm për të ecur para me këtë reformë. Asnjë reformë nuk mund të dhe nuk mund të tjetërsohet përmes një reforme ilegjitime pa dëgjuar zërin e qytetarëve dhe qytetareve të saj, për këtë së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të majtë e të djathtë me qytetarët që kanë dhe do kenë të drejtë sovrane për të vendosur mbi cdo ndarje dhe bashkimi territorial mbi territorin e kësaj Republike”.