Ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1992-1997, Aleksandër Meksi, gjykon se vendi ka nevojë për reformë territoriale administrative. Megjithatë, analiza e tij ndryshon nga projektet që kemi pare deri tani.
Për ish-kryeministrin Meksi, lëvizja demografike, nevoja për uljen e shpenzimeve të administratës vendore, dhe krijimi i kushteve për zhvillim ekonomik, bën të domosdoshëm rishikimin e hartës së Shqipërisë, 22 vjet pas ndarjes së fundit. Por, sipas tij, shkurtimi i njësive vendore apo qarqeve, nuk duhet të jetë drastik, pasi duhen mbajtur parasysh disa fenomene të realitetit shqiptar.
Meksi gjykon se Shqipëria ka nevojë për 7-8 qarqe nga 12 që ka aktualisht, duke propozuar një ndarje të qendrave që ofrojnë shërbime në qytete të ndryshme.
Për ish-kryeministrin, reforma territoriale duhet realizuar me konsensusin më të madh të mundshëm. Por, Meksi shprehet për Vizion Plus se, në situatën ku ndodhet klasa politike, mazhoranca duhet të bëjë kujdes që të mos cenojë interesat elektorale të opozitës, në mënyrë që ndarja e re territoriale të mos krijojë tensione.
Deri tani janë bërë publike dy projekte të shoqërisë civile për ndarjen e re territoriale që parashikojnë 4 ose 5 qarqe, por në datën 15 maj do të prezantohen disa projekte të tjera nga qeveria dhe do të jetë komisioni parlamentar për reformën i cili do të përzgjedhë hartën e re territoriale të Shqipërisë.

Shqiperia eshte e gjitha nje Qark.Dhe eshte Tirana.Te tjerat jane Rrethe ,Bashki dhe Qendra Administrative me nje Admiistrator te emruar nga Rrethi.Mos e beni terkuz.Qarqet vete as nuk e din se care duhen e bejne.Eksperimenti(me Qark e Prefekture), eshte nje eksperiment i deshtuar.dhe eshte pozitiv,sepse tevtregon qe mos e ndiq me kete rruge.
Te hiqen qarqet e prefekturat jane kote,nuk ndikojne ne mre administrimin shteterore.
S ME PAK NDARJE,rrethet e vogla te jene nje qender administrative ku te perfshije gjithe fshatrat,por e shoqeruare me nje lloji statusi kopetencash per cdo ish fshat.
Vec kursimit te buxhetit shtetit i cili harxhohet pa efektivitet por vetem per perkrahje politike,nuk ka as menaxhim.
Mos e vononi,miratojeni sa mi pare,do ishte mire qe ne fillim tit vitit 2015.
Pune te mbare .
“… Të mos cënojë interesat elektorale te opozitës ” thote meksi !? Mirë e ke o meks,por uné them se te parat e te parave duhet te jenë interesat e shqiptarëve. Interesat politike të partive as që me interesojnë fare,fare? Janë vetëm për nje grusht njerezish që e bënë corap shqiperinë 24 vjet rresht. Përse? Për interesat elektorale krijuan kudo nga nje “hale”!?
C’te keqe kane qytetet/ rrethet? Kush do paguaje per gjithe kete bureokraci? Duke futur administraten dhe sherbimet nen nje kontroll te 2-3-4-5 fishte, shton kostot dhe ul efikasitetin ne manaxhim. Shqiperia nuk eshte aq e madhe sa te ndahen ne Regjione e Kantone, dhe eshte shume e vogel te perballoje nje Kaste Prfefktesh, Nen-Prefektesh e Kryetare te pa-fund.
Pushtet Qendro, Pushtet Lokal, ne forme me te vogel te mundshme, ku Interesi Primar duhet te jete sherbimi ndaj Qytetarit dhe Paraja. Fondet-Fondet-Fondet. Jo pozita, parlamenti dhe opozita. Shqiperia eshte ne borxhe, dhe e tille do jete per shume kohe. Beni Kursime dhe ato gjithmone duhen filluar ne Nivelet e Larta.
“Kursime-Kursime-Kursime”. — Kjo eshte Reforma.
Une kam nje ide krejt origjinale, nuk e di se Z. Meksi ma pranon, megjithate Une po e thom.
Shqiperine me e ndare ne tre pjese. Ne Shkumbim e poshte Shteti i Toskes, ose Shteti i Epirit se do ta lejonte Greku. Shkodra, Lezha, Mirdita, Puka, Kurbini, Durresi, nje strishe e holle e detit deri ne Shkumbim, Shteti i Adrianeve ose Shteti i Albaneve ose te dyja bashke e cila mund ti bashkohet Italise ose çdo fuqie Europiane qe e mendon me interes. Ata te tjeret qe mbeten mund te shkojne nga te duan e si te duan. Secili te zgjidhe rrugen e tij me te mire qe e mendon.
O ti me nofken Sali Qeni,qe qen do te mbetesh pergjithmone.Nese nuk je ne gjendje te japesh mendime te pjekura,me mire hesht e mos fol fare.Nuk ka nevoje Shqiperia te ndahet mes grekerve e italianeve.Kete nuk e kemi lejuar edhe atehere kur nuk kishte shtet shqiptar(para 1912-es),jo me sot,kur ky vend ka zot,por jo “zot”si ti.E ka pasur mire Konica:”E keqja e shqiptareve jane vete shqiptaret”.Me serioze kur te shkruajme ne faqe publike!
ndarja me e drejte eshte ajo horizontale ne 4 rajone, prefekturat mund te kene ndarje vertikale per cdo rajon
Ti petrit ja fut kot
Ne se Berisha doli nga politika me 1997 per te ri hyre ne 2005 dhe dale perfundimisht ne 2013, ky Meksi nuk u fut dot kurre ne politike por u kacavjerr pas karriges kryeministrit dhe doli qe andej me lufte e dajak dhe ka vdekur me kohe politikisht dhe menderisht. Per kete thuhet vetem Na ishte nje here…nje ish.
… Meksi po te politika…
…Shqiperia vetem 1 (nje) (qark apo prefekture ) me qender ne Tirane
…Te kete vetem Rrethe. Rrethet e vogela te kene vetem 1(nje) (komune -bashki ) . Rrethet e mdha te kene me shume simbas madhesise e kritereve .
…Ish komunat apo krahinat te kene nje administrator apo koordinator per t’i qendruar me afer
problemeve te komunitetit .
…Rrethet dohet t’i kene tere institucionet , me organet legjislative e ekzekutive , veteqeverisese e vartesi nga pushteti qendror.
Edhe njehere ,ndarja e vendit ne rajone a qarqe , eshte mediokritet, maskarade e shume e demshme….