Reforma territoriale, Meta-Bashës: Lëri kërcënimet

anazapta

Pas deklaratës kërcënuese nga kreu demokrat Lulzim Basha për daljen e opozitës në rrugë dhe sheshe nëse mazhoranca miraton reformën administrativp-territoriale pa opozitën, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit qeverisës, Ilir Meta. Nga selia e LSI-së Meta i kërkoi opozitës të lërë mënjanë kërcënimet për protesta dhe të marrë pjesë në reformën territoriale.

‘Kërcënimi për protesta është e drejtë e opozitës, por është absurd kur refuzon këtë ofertë që është afruar në mënyrë gjeneroze. Dihet që reforma është kërkuar jo vetëm nga qytetarët por nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në fund të fundit i takon opozitës të bëjë zgjedhjen e saj. Por ne i kemi afruar të gjitha kushtet për bashkëpunim. Sa i takon reformës administrative territorial nuk është mazhoranca ajo që vendos ultimatume, përkundrazi ajo ka treguar shpirtin maksimal të vullnetit për bashkëpunim duke ofruar mundësi të barabarta për opozitën. Ka disa afate kushtetuese edhe për realizimin e kësaj reforme dhe do të donim të kishte një reflektim dhe opozita të merrte përgjegjësitë e saj”  tha Meta.

Share This Article
2 Comments
  • rrin ne kale deri sa tju zbresin ata qe ju kane perkrah deri me sot se do te vi nje dite dhe dashuri te per hershme nuk ka ne politik se keshtu deshten dhe kadafin op sadamin ata q i prekrahnin por dhe ata merziten nje dite dhe ju si ata do te perfundoni vetem eshte ceshtje kohe o tunxh .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *