Qeveria italiane do të mbështesë qeverinë shqiptare për ta kryer procesin e reformës territoriale sipas standardeve ndërkombëtare të objektivitetit, transparencës dhe gjithëpërfshirjes.
Qeveria italiane nënshkroi marrëveshjen me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku përcaktohet kontributi financiar 800 mijë euro për fondin e përbashkët të donatorëve, në mbështetje të reformës administrativo-territoriale.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi theksoi se faza e dytë ka një rëndësi të veçantë sepse synon të krijojë kushte që bashkimi dhe funksionimi i bashkive të reja të mos zvarritet për shkak të procedurave burokratike. /E.K