Reforma Zgjedhore, Balla i përgjigjet Bashës: Harrove kushtin parësor

DITA Online

 

Partia Socialiste i është përgjigjur menjëherë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për tre kushtet në lidhje me zbatimin e Reformës Zgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se PD nuk mund të kërkojë reformë me tre kushte.

Sipas tij, kushti parësor i demokratëve duhet të ishte vota e emigrantëve.

“Partia Demokratike nuk mund të kërkojë reformë me tre kushte. Kushti parësor duhet të ishte vota e emigrantëve. Jemi pro komisionit për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetar komisioni me një nga PD si opozitë me e madhe. LSI opozitë sezonale”, tha Balla.

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha vuri tre kushte për zbatimin e Reformës Zgjedhore, që ishin: numërimi dhe votimi elektronik, ulja ose reduktimi i rolit të kryetarëve dhe partive, si dhe dhënia më shumë pushtet qytetarëve.

 

Share This Article
1 Comment
  • Per kater vjet nuk beret dot rregjistrimin e emmigranteve por vetem nje samit me diasporen pa rezultate .
    te miire kenii bere qe emmigrantet pensiooniste duhet te paraqiten dy here ne viit tek noteri per te vertettuar se jane gjalle.
    Kjo eshte shqiperia qe duam dhe qe nuk late gazete te huaj pa paguar.Turp te keni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *