Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot për Reformën Zgjedhore.
Basha parashtroi tre kushtet e demokratëve për reformën zgjedhore, që ishin votimi dhe numërimi elektronik, reduktimi i rolit të kryetarëve dhe partive, si dhe përfaqësim më të lartë të qytetarëve.
“Tre kushtet e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore janë: votimi dhe numërimi elektronik, ulje ose reduktim të kryetarëve dhe partive, si dhe t’i jepet më shumë pushtet qytetarëve, përfaqësim më i lartë i tyre. Ne jemi të vendosur të angazhojmë gjithë qytetarët, shoqërinë civile, botën akademike, për të dhënë kontributin e tyre, sikundër jemi të vendosur që kjo reformë as mos të ndalet dhe as mos të bëhet vetëm sa për sy e faqe. Jemi të hapur për çdo model që ofron, votim dhe numërim elektronik, uljen e dhe reduktimin e kryetarëve dhe partive, më shumë prioritet qytetarëve”, tha Basha.
Më tej, kreu i demokratëve foli për marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se atë e “vrau” ky i fundit në zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas tij, këto zgjedhje ishin rezultat i parave të drogës.
“Ti themi gjërat si janë. Kjo qeveri nuk do ishte qeveri pa milionat e drogës. Marrëveshja e 18 majit u vra nga Rama përmes zgjedhjeve të 25 qershorit, objekti i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Secili do jetë reagimi i Ramës do e shohim.
Ai blen dhe manipulon. Ndaj ne nisëm rrugëtimin tonë, pasi Rama u rreshtua edhe kësaj radhe në anën e atyre që ua mohojnë qytetarëve të drejtën, përmes dhunës kriminale dhe blerjeve. Ndaj e llogarisim Ramën jo si aleat, por vetë problemi.
Ndaj jemi vendosur që të bëjmë këtë aleancë jo vetëm me demokratët, por edhe qytetarët“, tha Basha.

Jo votim elektronik! Basha shpreson se me nderhyrje ne sistemin e zgjedhjeve mund te fitoje! Kur nderhyne ne Amerike,France,Gjermani dhe ne vende te tjera mendoni Shqiperine!
Te veje kushte sa te doje Lulka, ka me shume mundesi te hyje ne burg se sa te beje reforme ne drejtesi.
e per proportionalen?per pragin? per propozim nga qytetaret te kandidateve?
apo prape do me na lane ligjin e ‘koalicioneve’ ku vota per nje parti shkon tek nje parti qe nuk do me ia pa syte?
Pffff me keso kerkesa qe nuk vlen asgje per respektimin e votes se qytetarit.
KY FLET QE TA BESOJNE TE TJERET SE VETE NESE I BESON ATO QE THOTE ATEHER ESHTE I MANGET.
ZGJEDHJET U FITUAN NGA PS DHE BINDSHEM.
LERI ATO PRRALLA DHE FUTJU SERIOZISHT PROBLEMIT SE I THONE NJE LLAFI KY STAN KETE BULMET KA EDHE TI ME ATE STAN QE KE BERE MOS PRIT BULMET AS NE 2019 E AS NE 2O21 NESE DO EKZISTOSH NE KRYE SEPSE THENE TROC JO PER TY POR DEMOKRATET E GJORE QE U JE BERE PESHQESH TI SJE COBAN PER ATE STAN.
TY TE DHANE STAPIN GATI , TE DHANE STANIN GATI , TE DHANE TE DHANE KULLOTEN TE DHANE DHE BUMETIN GATI.
CDO GJE.E GJETE GATI E TASH SA VJET PO TREHON SA I AFTE JE PER PROZHUR
SJE PER KETE PUNE OR TI SHOQ.
I THONE NJI LLAFI KUR U NDANE KETO NA RANE
TY STE RANE POR TI DHANE.
DHE SI AI FEMIJA TEKANJOZ ME LODRAT QE JA DHUROJNE NIS E I PRISH.
IK TUTJE O KALAMA SE VENDI QE TE ZHVILLOHET DO OPOZITE E JO KARAGJOZA
E fillove keq Lyl . Nuk vihen kushte . Ka vetem oferte qe mund re diskutohet nga te gjithe aktoret . Pastaj opozite nuk je vetem ti . Per votimin e diaspores ke ndonje propozim ? Jo per gje , Por po u hane duart emigranteve . Thone , me te degjuar eshte ,keta shqiptaret qe jetojne jashte , se ç’kane nje alergji per Shqupin . Po sidomos kur u kujton edhe Saliun , aty shkon keq puna . 90% e tyre votojne kundra pedes . Po si nuk u poqe si politikan ? Mbas 5 humbjesh radhazi , te mos kuptosh ku çalon gomari , ti qofsh . O hiqet , i behet dalje Saliut , ose ju opozite me kontrate te perhershme . Por , Por … Shume te reduktuar ne numer . Thjeshte , kokoshi nje thele .
Hahahahahahahahaha ky idiot vetem te ben per te qeshur.