Reforma zgjedhore, Gjiknuri: E presim PD-në deri në datë 5 maj

Bora Basholli

Në zgjedhjet vendore do të shkohet me kodin aktual zgjedhor, ndërsa mazhoranca do të presë opozitën deri në maj për të nisur punën për hartimin e kodit të ri zgjedhor për zgjedhjet e vitit 2021

Kështu u shpreh këtë të martë kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Ai konfirmojë se do të bëhet një amendim për t’i krijuar mundësinë Partisë Demokratike që përmes një vëzhguesi të propozojë ndryshime duke pasur edhe të drejtën e vetos, praktikisht me kompetencat e një bashkëkryetari.

“Pavarësisht se PD është jashtë parlamentit, kanë të njëjtat të drejta”, theksoi Gjiknuri.

Vota e emigrantëve dhe çështjet e financimeve të partive politike do diskutohen pas zgjedhjeve vendore.

Edhe më herët kryeministri Edi Rama ka lënë një derë të hapur për opozitën për miratimin me konsensus, në të kundërt ndryshimet do të bëhen me opozitën e re pasi reforma zgjedhore është një nga pikat kyçe që Brukseli kërkon për Shqipërinë në çeljen e negociatave.

Gjiknuri deklaroi se në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkojmë me këtë Kod Zgjedhor. Gjiknuri deklaroi se koha nuk premton për të ndryshuar rregullat e lojës tani.

Ai tha se nëse PD propozon ndryshime brenda datës 5 Maj ndryshimet mund të prekin edhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Gjiknuri deklaroi se PD do të ketë një të drejtë vetoje e cila i lejon të propozojë dhe të kundërshtojë amendamente në reformën zgjedhore.

“Tashmë jemi në fazën e implementimit të reformës për këto zgjedhje. për arsye se PD ka dalë nga parlamenti dhe tashmë ka një grup tjetër deputetësh. 

Ne nesër do të bëjmë një amendim për t’i krijuar një mundësi Partisë Demokratike për të vëzhguar. Pavarësiht se janë jashtë kuvendit kanë një dritare të hapur, me të gjitha të drejtat që ka opozita në parim, me të drejtën e propozimit dhe kundërshtimit.

Në çdo kohë që PD vendos të ulet në tavolinë për të kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe PD e ka atë hapsirë “, u shpreh Gjiknuri.

 

b.b/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Halla ky mban nje pozite zyrtare?turpi i shqiperise eshte ! Le te shkoje bashke me zojen e tij t’i puthe kembet indianit tash qe millionat i pastruan me ato vellezerit qe iken!
    Asnje hajr prej tij nuk kemi pasur e nuk do kemi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *