Damian Gjiknuri ka reaguar ndaj Bashës në lidhje me propozimin e kreut të PD-së në lidhje me reformën radikale të sistemit zgjedhor.
Gjiknuri përmes një postimi në Facebook shkruan se ka një Bashë tjetër në tryezë dhe një tjetër në selinë e PD-së.
Gjiknuri shton se deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës.
Postimi i Gjiknurit:
Një Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD. Në ditën kur të gjithë prisnin që opozita jashtëparlamentare të paraqitej në tryezën e reformës zgjedhore për të dorëzuar propozimet e saja për çështjen e administratës dhe sistemit zgjedhor, Partia Demokratike vendosi ta shtyjë mbledhjen. Deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës. Vizionin e tij për shtetin, Lulzim Basha mund ta deklarojë në fushata zgjedhore por kjo nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor. Sa për kujtesë, çështja se sa dhoma duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë është trajtuar gjërësisht në reformën kushtetuese të vitit 1998.
Fatkeqësisht, me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve. Rikujtoj se deri më tani, palët kanë arritur konsensus si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore, identifikimin elektronik të zgjedhësve në qendra votimi ose fillimin e zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik etj.
Duke mos dashur të besoj se meraku i vetëm i Partisë Demokratike është sabotimi dhe dështimi i tryezës së reformës zgjedhore përpara datës 15 Mars, rikujtoj se mbledhja e rradhës së tryezës politike është ditën e Hënë, ora 10:00. Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit. Riktheksoj se mazhoranca ka vullnetin dhe detyrimin për ta përmbyllur sa më parë reformën zgjedhore duke adresuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Në tryezën politike të reformës zgjedhore diskutohen VETEM çështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. ASNJE çështje tjetër që shkon përtej kësaj nuk është objekt diskutimi në këtë tryezë!
j.l./ dita

Ca ke bo Damiano mirë?
Ti për vete i bëre milionat?
Apartamente që venë nga 1 milion euro në Bllok me gjithë mobilimin super luks si i bleve me rrogë shteti? Ti dhe ai shoku Gjushit drejtori yt që ke komshi?
E do dhe adresën megjithë faturat që ka prerë gruaja për mobiljet?
Shkoni ore legena.
Si ti si Basha zytur në.luks, populli juaj pa bukë dhe injorant pa arsim e shendetesi, pa dinjitet e pa mbrojtje rrugve Europes.
Burra kurva
keta meritojme ne dhe i kemi teper.
Si u bëmë kështu, hajdutët e votave Gjiknur Tërmeti dhe Lulzim Basha kanë në dorë reformën zgjedhore, kur duhet të ishin brënda për krimin e shëmtuar të vjedhjes së votave, i pari për anti zgjedhjet në Dibër,i dyti bër kryetar bashkie, mbasi fitoj i nerumi Rama me 10 vota avancë, me manipulimet mjeshtërore të doktor profesorit në shkencën shqipëtare të manipulimit të votave, kafshëria e votave, Sali Berisha. Janë në vehte ndërkombëtarët që ja lenë në dorë reformën zgjedhore varrmihsëve kronike të të gjithë proceseve zgjedhore në Shqipëri, partive famkeqe PD,LSI dhe PS. Mjafton vetëm bashkryetari i PS në reform, Gjiknuri, i kapur në flagrancë nga përgjimet në kusarinë e votave, kusari direkt edhe i miljonave të unazës së madhe, për të krijuar bindjen për poshtërsinë sfiduese dhe përbuzëse të Edi Ramës ndaj pritshmërisë së shqipëtarëve për një reformë të drejtë zgjedhore.