Reforma zgjedhore, Kume: Ndërhyrjet në Kod kundër Komisionit të Venecias

Dita

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, shprehet se aktualisht nuk po bëhet një reformë në Kodin Zgjedhor, por vetëm teknikisht ky kod po përshtatet me ndarjen e re administrative.

“Mazhoranca dhe opozita nuk i gjetën dot fjalën e përbashkët për ta realizuar këtë proces, procesin e reformës zgjedhore. Jemi absolutisht larg zbatimit dhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, që lidhet me faktin që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor nuk duhet të bëhen 6 muaj para zgjedhjeve të radhës “, tha Kume për “AS”.

Eksperti për çështjet zgjedhore e sheh bllokues propozimin e kuvendit, që për çdo bashki të ketë 1 qendër numërimi, ndërsa Tirana vetëm 3 të tilla.

“Nëse i gjithë dokumentacioni zgjedhor do të përqendrohet në një vend numërim, fizikisht kam përshtypjen se do të jenë shumë të mëdha për ta administruar procesin. Një përqendrim i tillë i procesit të vlerësimit dhe numërimit të votave në kushtet e këtyre njësive të mëdha që ne kemi, do ta vështirësojë goxha procesin dhe rezultatet do ti marrim me goxha vonesë”, thotë Kume.

 

Share This Article
1 Comment
  • Sikur eshte premtuar votim dhe numerim elektronik me duket? Si PD dhe si PS nuk e kane hallin ne rregullimin e kodit ,por si ta bejne kodin me te manipulueshem ne menyre qe te vjedhin me rehat dhe sa me shume . Ky popull leshko nuk e ka kuptuar qe demokracia ne radhe te pare fillon tek fleta e votimit . Ne kete vend duhet kohe per te bere njerezit ne radhe te pare pastaj kodet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *