Reforma Zgjedhore, PD mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve

J L

Partia Demokratike mbledh nesër në orën 18:00 Kolegjin e Kryetarëve. Në këtë takim pritet të diskutohet për Reformën Zgjedhore.

Një ditë më parë lideri demokrat zhvilloi një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Në fokus të këtij takimi ka qenë Reforma Zgjedhore ku mësohet se opozita ka ndërtuar një strategji, me anë të cilës ka kërkuar dhe ngritjen e një grupi ekspertësh që do të paraqesin një draft me propozime.

Më herët në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar këtë Reformë.

“Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar”, tha Kaso.

PD është shprehur se Reforma Zgjedhore është prioritet për interesin kombëtar duke qenë se është edhe një nga kriteret e vendeve të BE për nisjen e negociatave për anëtarësim.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Normalisht ata kane braktisur Kuvendin, zgjedhjet dhe gjithçka. Nuk u duhet marre dora. Pozita dhe opozita parlamentare i kane votat per te ndermarre cilendo reforme zgjedhore, pa pasur nevojen e banditeve te opozites se dorehequr. Veçse ne rast se Rama nuk eshte dakort me sistemin maxhioritar, qe fton Bashen ne kete mesele. Basha dhe Rama me duket se duan te ruajne sistemin e tanishem proporcional, ku deputetet i zgjedh i pari i partise dhe zgjedhesit detyrohen te votojne per partine. E mira do te ishte qe elektorati te kishte te drejten te zgjidhte kandidatin me te perkushtuar, më me integritet, me te ndershem. Ndryshe Kuvendi dhe qeveria do te mbushet si deri me sot me anonime, yesmene dhe te korruptuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *