Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka bëri të ditur të hënën emrat me të cilët opozita do të përfaqësohet në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, i ngritur me vendim të Kuvendit në seancën e fundit të sesionit të kaluar.
“Bashkëkryetar i komisionit do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërsa anëtar Arben Ristani, Eduard Halimi dhe Genti Strazimiri. Përfaqësuesi tjetër i takon Partisë Republikane”, tha Paloka në përfundim të mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve.
