Reforma zgjedhore, Ruçi i kthen përgjigje Ilir Metës

redaktor
Gramoz Ruci dhe Ilir Meta, gjate nje ceremonie festive ne hotel Sheraton, me rastin e 22 vjetorit te Partise se Socialiste dhe fitores se Aleances per Shqiperine Europiane ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit.
Pa mbushur 24 orë nga letra e Ilir Metës drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare për nevojën e ngritjes së një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore, ka ardhur gatishmëria dhe vullneti politik i Partisë Socialiste për nisjen e kësaj reforme.
Top Channel ka siguruar letrën që kryetari Grupit Parlamentar të socialist, Gramoz Ruçi, i ka nisur kreut te Kuvendit, letër kjo e shoqëruar me një projekt-vendim për ngritjen e Komisionit të Reformës.
Që në fillim të letrës, Ruçi nënvizon se PS është menjëherë e gatshme për fillimin e një procesi gjithpërfshirës për implementimin e e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Por, socialistet thonë se janë të hapur edhe për konsultime paraprake midis partive parlamentare, duke iu referuar projekt-vendimit bashkangjitur letrës së dërguar Metës.
Projekt-vendimi ka 12 pika, ku në pikën e 3 sanksionohet detyra parësore e këtij Komisioni për hartimin e amendamenteve për kuadrin ligjor bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 2013-s dhe ato vendore të 2015-s.
Komisioni, thuhet në projekt-vendim, duhet të drejtohet nga dy bashkëkryetare, një nga PS dhe një nga PD, ndërkohë komisionit do t’i atashohen edhe ekspertë teknikë.
Anëtarësia e Komisionit propozohet të jetë e përbërë nga 5 anëtarë të shumicës dhe 5 të pakicës.
Gramoz Ruçi propozon që “Prezenca e OSBE-s në Shqipëri, ODIHR dhe Komisioni Venecias të ftohen të ndjekin dhe të japin asistencën e tyre në punën e këtij komisioni”.
Në pikën 8 të projekt-vendimit, thuhet se “Çdo parti parlamentare ka të drejtë të propozojë amendamente për diskutim dhe miratim. Shumica parlamentare mirëpret propozimet e pakicës parlamentare të bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe palët angazhohen të gjejnë konsensin në lidhje me to.
Për çështje të vecanta, për të cilat palët nuk kanë gjetur konsensus, konsensusi do të kërkohet në asistencën e dhe ekspertizën e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
Ndërkaq, letrës së Metës i është përgjigjur edhe opozita nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar, Edi Paloka.
“Çdo qeveri që do të bëjë zgjedhjet, edhe ajo teknike që ne kërkojmë, sigurisht që do të ketë edhe një Kod të ri Zgjedhor. Ky do të jetë një nga hapat për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pala tjetër është pak e besueshme, por tradita e do që ndryshimi i Kodit të bëhet me konsensusin e të gjitha palëve”, tha Paloka./M.V-TCH
Share This Article
10 Comments
  • VRASTARI I ENVERIT GRAMOZ RUCI I CON LETER RYSHFETCIUT LIKE FLORIRI

    per cfare?

    NJERI I SHKRUAN: TE BEJME REFORME
    TJETRI JA KTHEN: NDRYSHE S’JETOJME
    NJERI THOTE: TE GENJEJME EVROPEN
    TJETRI PERGJIGJET: PSE JO DHE BOTEN
    NJERI URDHERON: DUHEN FINTE ENVERI
    TJETRI PRANON: PER VOTA S’DUHET NDERI

      • Ilir Meta akoma nuk ka thene asnje fjale kunder dhunes se protestuesve.
        Edhe pse dhunen e denuan te gjithe ambasadoret. Edhe pse dhunen e 21 janarit Meta e denoi me vrap, teksa morri ne mbrojtje vrasesit.
        Kurse tani qe dhunen e ben Pd , Meta nuk thote asnje fjale. Per me shume, Meta doli dje dhe kerkoi reforme zgjedhore, pa kaluar ende 24 ore nga kerkesa e Bashes per zgjedhje te parakohshme.
        Te tera keto tregojne qarte qe Meta eshte mish e thua me Pd. Qartazi Meta nuk eshte i majte, por ka qene gjithmone me Berishen.
        Por analistet e majte nuk thone asnje fjale per keto.
        Analistet e majte nuk thone asnje fjale pse Meta kerkon konsenusin e Berishes per reformen e drejtesise.
        Analistet e majte nuk thone pse nderkoh qe gjithe ambasadoret kerkojne reformen ne drejtesi, Meta shkruan letra per reformen zgjedhore.
        Analistet nuk shkruajne per Meten sepse tani hane dreka me Meten. Kurse socialistet akoma jane ne opozite. Ne krye te koalicionit jane dy kryetare , por asnje prej tyre nuk eshte socialist.
        Socialistet jane tradhtuar nga Rama, dhe me ta po tallet Meta dhe analistet e majte qe mbrojne Meten.
        Partia socialiste ka nevoje qe te largojw kete kryetar qe po i persekuton socialistet. Ky kryetar qe ja fali te gjitha Metes por sberi asgje per socialistet. Duhet nje kryeminister tjeter socialist perndryshe humnja eshte e sigurt.
        Pershendes zonjen Dade, zotin Pellumbi etj qe kane folur haptaz per lidershipin e gabuar te Rames. Edhe figurat e tjera socialiste duhet te ngrejne zerin kunder kesaj te keqeje. Perndryshe Rama do i flaki ne koshin e plerave, sic flaku socialistet.

  • Pseudointelektualit!
    Te,kam trhan ore nasradin,apo arvizu,a pseudoshkrimtar,se ti nuk je as sa HALLATET E ENVER MALIT,prandaj ti kur ta permendish ENVER MALIN,te cohesh ne kembe dhe ti drejtohesh qyellit apo zotit tande qe,i besin teti fale,mekatat qe i ke bere popullit dhe enverit.

  • sillni mazhoritarin sikurse ne Angli. Secili ta provoje sa i vlen lekura se tani nuk zgjedh populli por kryetari i partise.

  • Likja eshte i rrezikshem,do ti shpetoje drejtesise,duke mos bere reformen ne drejtesi,por…po bejme reformen e zgjedhjeve,se PD po kerkon zgjedhje te parakeheshme!!!

  • Beni reformen ne drejtesi! I pari dhe i dyti Berisha dhe Basha, per efekt te renditjes alfabet vjen Meta! Kerkojne, qe te shtyhet reforma ne drejtesi ,qe te shpetojne! Ora e te vertetes po afron! Duhet t’e lene pasurine e fituar me te vjedhur dhe vrare!

  • C’I THOTE META, RUCIT?
    Meta i thote rucit, meremi me reformen zgjedhore,qe ta shtyjme reformen ne dfrejtesi,ajo reforme ne drejtesi,do na haje kokat,po, i thote ruci.
    Pa drejtesi, bejme c’te duam, si kemi bere 70 vite.Po tha ruci,jam dakort. Strategjia do jete sabotimi i reformes ne drejtesi nga dy binjaket PS-PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *