Rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka sjellë edhe reagimin e komisionit parlamentar të Jashtëm, i cili po fton në seancë dëgjimore drejtuesit e disa ministrive.
Gjatë ditës së sotme, në komision dha sqarime zv/ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, renditi disa faktorë, të cilët sipas tij kanë shkaktuar këtë ikje masive.
“Pikë së pari janë problemet ekonomike, së dyti, lëvizja e lirë, që nxit shumë shqiptarë të marrin udhën, duke parë që nuk ka barriera të shumta për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. Së treti, dëshira për të ndryshuar nivelin e jetesës menjëherë. Të gjithë e dimë dhe e pranojmë se ka një nivel jetese më të mirë se këtu, por kjo nuk do të thotë se ky nivel përfitohet nga azilkërkuesi dhe së fundmi, por dhe më e rëndësishmja është veprimtaria kriminale e trafikantëve, të cilët ushtrojnë presion tek pjesa e varfër e shoqërisë për t’i marrë atyre të ardhura në këmbim të azilit, që nuk do mund të fitohet kurrë”, deklaroi Belortaja.
Zv/Ministri sqaroi se Shqipëria ka përpiluar një dokument strategjik për të përballuar një situatë emergjente, në rast se refugjatët zgjedhin vendin tonë si korridor për të kaluar drejt Bashkimit Evropian.
“Vala emigratore është një krizë humanitare dhe sigurie, që ka risqe të mëdha dhe cenon në radhë të parë interesat e vendeve pritëse, pasi me valën e njerëzve që lëvizin nga frika dhe pasiguria, mund të ketë elementë terrorist”, tha Belortaja.
Numri dy i Ministrisë së Jashtme bëri edhe një deklaratë “personale” në komision, duke deklaruar se ikjet masive kanë ardhur edhe për shkak të reformave të ashpra të qeverisë.
“Në vështrimin tim gjithmonë, këtu nuk dua të ngarkoj Ministrinë, që edhe reformat e forta e të guximshme që po ndërmerr qeveria shqiptare, patjetër prodhojnë kosto. Kush mendon që ato nuk prodhojnë kosto afatshkurtër, nuk mendoj se i afrohen të vërtetës. Ato prodhojnë kosto afatshkurtër për hir të stabilitetit dhe krijimit të një situate afatgjatë”, tha Belortaja.
Gjatë mbledhjes, deputeti i opozitës Kastriot Islami solli si argument për problemin e azilkërkuesit, një analizë të detajuar të një gazete gjermane, sipas të cilës, azilkërkuesit nga Shqipëria, drejtuar Evropës, janë për arsye ekonomike, por të motivuara politikisht.
“Shkrimet dhe deklarata në disa raste, janë fryt i një informacioni jo të saktë, pasi azilkërkuesit kur shkojnë në Gjermani, deklarojnë se në vendin tonë nuk jetohet dhe këto janë justifikime për të marrë azil, ndaj dhe zyrtarët atje me të drejtë i referohen këtyre deklaratave, që jo gjithnjë janë sakta”, sqaroi zv/ministri.
Kryetarja e Komisionit, Arta Dade tha se askush nuk mund të përfitojë kapital politik nga rasti.
“Askush nuk mund të përfitojë kapital politik nga çështje kaq të mprehta që shqetësojnë BE dhe partnerët tanë, të cilët vlerësojnë qeverinë shqiptarë në reformat që ka marrë dhe në gatishmërinë që ka treguar për të qenë pjesë e koalicionit, jo vetëm kundër terrorit atje ku luftohet, por edhe për të pritur në planin humanitar, ashtu siç dihet që Shqipëria dhe më parë ka mirëpritur persona që ikin nga zonat e luftës, për shkak të dhunimit të drejtave të njeriut”, deklaroi znj. Dade. /Dita/

Me mir azil e me 330 euro sesa kriminel per nje cop buk e hajvan i metes e banditve te tjere qeveritare qe kan privatizuar ter shtetin per xhepat e tyre!
Si shqipnia e kosova vuan nga sistemi hajdutllikut sistemi i shtimit si ljepurat nga prapaganda fetare e kultures orjentale dhe idjotllikut te nje prapagande gjermanofone se kosova e shqipnia esht nje sere e perpunimit te taksapaguesve te rinj per ekonomin gjermane nga qe domatet ne serat gjermane ngelen te gjelbra e nuk kan fuqi djellore per te lindur gjak te ri!
Gjermanet jan te mencur e jo se nuk ju ngrihet por kur shfrytezojn djersen e kapacitetet e tjetrit esht e kot qe te mbjell domate?
Shpresat e te rinjve u shuan me injorancen shum shekullore orjentale qe edhe ne gjermani ja u moren edhe 330 eurot neper bwin e tipiko duke ngren koqet e gjermanve e ne kerkim te koqe e te edi rames tashme e te ilir mete floririt!