Qeveria franceze i ka dhënë dritën jeshile kryeministrit, Manuel Valls, për të implementuar reformat e punësimit.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme, kabineti përdori artikullin 49.3 të Kushtetutës, duke i dhënë mundësinë Qeverisë të nxirrte jashtë loje Parlamentin.
Kjo lëvizje erdhi pasi deputetë të Partisë Socialiste në pushtet, hezituan të votonin pro reformave.
Reformat do ti japin mundësinë punëdhënësve të afrojnë dhe të shkarkojnë punonjës me më shumë lehtësi ligjore.
Kritikuesit e kësaj reforme deklarojnë se kjo do të bëjë që punëdhënësit të anashkalojnë të drejtat e punonjësve në lidhje me pagat, orët jashtë orarit dhe pushimet.
