Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se 2014-ta ishte një vit i vështirë, por shënoi kthesën në ekonominë shqiptare.
Ai i konsideroi të dhimbshme, por të domosdoshme disa prej reformave të marra nga Qeveria.
“Viti 2014 ka qenë një vit i vështirë, por ishte viti i kthesës ekonomike për Shqipërinë siç i referohemi shpejt. Ishte viti kur Qeveria shqiptare ndërmori një sërë reformash të vështira, të dhimbshme, por mbi të gjitha tejet të domosdoshme për qytetarët dhe për vendin.
Reforma në energji, reforma territoriale, reforma në pensione, klimën e biznesit dhe administratën fiskale. Kemi përmirësuar 8 nga indikatorët e të bërit biznes dhe kemi kërcyer 40 vende, një kërcim rekord i përmirësimit të klimës së biznesit.
Kemi ndërruar qasje nga industrive, nuk kemi më atë qasje retorike ndaj mbështetjes së sektorëve, pro kemi filluar të aplikojmë paketa që parashikojnë mbështetje sektoriale”.

Fjale boshe,me reformen ne energji kupton ngritjen e cmimit-turp!(s’eshte reforme)
Reforma territoriale,deri tani vetem ne leter, e populli nuk ka interes !(interesi i partise shtet).
Reforma ne pensione,me rritjen e moshes per daljen ne pension,(per popullin pa interes).
Klimen e biznesit,genjeshter me bisht,(tarafet e ryshfeti ne tendera, eshte ne themel te kesaj pseudo-reforme)!-Deri me sot eshte deshtim total i reformes ne drejtesi (kjo eshte reforme mbi reformat,ndryshe nuk ka zhvillim).-“levdome moj goje se te cava”,-populli-
Qeveria beri dhe reforma te hareshme per qeveritaret dhe politikanet.Nuk ishin te nevojeshme por behen dhe pune qejfi!