Reformat në arsim, të domosdoshme

redaktor

Letër e nënshkruar

Preng Pjetri

Në shumë shkolla të Lezhës, krahas problemeve infrastrukturore janë evidente edhe probleme të karakterit shoqëror e profesional. Ka nga ata drejtues shkollash që nuk plotësojnë aspak kriteret e një drejtuesi arsimor. DAR Lezhë po punon denjësisht për ta shndërruar këtë sektor jetik dhe tepër të rëndësishëm në nivelet më të larta ku edhe lypset. Por vështirësitë janë të shumta dhe të një game të gjerë, çka do të thotë se lypset kohë e gjatë për ta studiuar dhe vepruar. Drejtori i DAR Lezhë, Bardhok Pulaj dhe ekipi tij po bëjnë vërtet një punë tepër fisnike dhe frytdhënëse. Komuniteti lezhjan ndihet i privilegjuar që më në fund arsimi në Lezhë ka hyrë në rrugën e duhur drejt lartësive si edhe vendet simotra europiane. Mjafton të përmendim shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në qytetin e Lezhës që po bëhet shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë, qoftë nga arritjet rezultative frekuentimi, por kryesisht nga pikëpamja e rregullit dhe disiplinës në mbarë komunitetin mësues dhe nxënës. Falë punës këmbëngulëse dhe profesionale të drejtoreshës Indrita Abdyli, që nga marrja e kësaj zonje në administrim që ka më pak se katër muaj, rezultatet janë pozitive dhe tërësisht të prekshme. Uroj që të gjithë shkollat e qarkut Lezhë të ndjekin shembullin e vyer të shkollës “Kolin Gjoka” dhe drejtoreshës zonjës Indrita Abdyli. Mirënjohje nga komuniteti i prindërve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *